03 novembre 2014

Shqipëria turistike në Panairin e Londrës promovohet nga 16 biznese

Panairi ne LonderTIRANË, 3 Nëntor/ATSH-Almarina Gegvataj/-Shqipëria po merr pjesë në Panairin Botëror të Turizmit, World Travel Market, që zhvillohet në Londër, nga data 3-6 nëntor.
Ky panair, që organizohet çdo vit në kryeqytetin britanik, është eventi më i rëndësishëm në industrinë e udhëtimeve.Gjermeni2
Ai konsiderohet si një nga ngjarjet e pritura dhe me më shumë interes per takimet “business-to-business” që prezantojnë në Britaninë e Madhe një gamë të gjerë të destinacioneve dhe sektorëve të industrisë, si dhe për profesionistët ndërkombëtarë të udhëtimeve.
Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Tregtisë në Londër, Shqipëria përfaqësohet me 16 biznese që operojnë në fushën e turizmit.
Gjermeni1Në ditën e parë të panairit, axhenda e Ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni nisi me disa takime të zhvilluara në stendën e Shqipërisë ku operatorë turistikë dhe përfaqësues të media të huaja shfaqën një interes të madh.
Gjermeni zhvilloi një takim edhe me përfaqësues të kompanisë “British Airways”.
World Travel Market është një mundësi unike për gjithë biznesin global të udhëtimeve, për takime, negocime dhe kryerjen e bizneseve.Gjermeni
Më shumë se 50.000 profesionistë në industrinë e udhëtimit, ministra dhe përfaqësues të shtypit ndërkombëtar marrin pjesë çdo nëntor në Londër për t’u bërë pjesë e tij, për të negociuar dhe zbuluar idetë e reja dhe trendet më të fundit në këtë industrihttp://www.ata.gov.al/shqiperia-turistike-ne-panairin-e-londres-promovohet-nga-16-biznese-193099.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate