08 aprile 2014

Hapet Konkurs Ndërkombëtar për logon, sloganin dhe strategjinë e promovimit të Shqipërisë Turistike-Ekonomike

 Postuar më: 08 Prill 2014
Përshëndetje të gjithëve,
Jam sot përpara jush për të prezantuar një tjetër nismë të rëndësishme të qeverisë shqiptare.
Sot njoftojmë zyrtarisht çeljen e konkursit ndërkombëtar për logon, sloganin dhe strategjinë e re për të promovuar Shqipërinë.
Nisma e inicuar nga tre Ministri, ajo e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik Tregëtisë dhe Sipëmarrjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme gjeti mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare.
Konkursi që ne shpallim sot për “Brandimin e Shqipërisë” synon të promovojë imazhin e ri të vendit tonë. Eshtë një nismë madhore, për të promovuar identitetin e Shqipërisë në tregun botëror.
Kjo nismë është konceptuar si një projekt i cili do të ndryshojë rrënjësisht imazhin e vendit tonë në një mënyrë që reflekton energjinë dhe vitalitetin e popullit tonë, potencialin e madh për zhvillim, traditën e mikpritjes, kulturën e pasur dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme historike, vendet dhe peisazhet e mrekullueshme natyrore. 
Kjo nismë lindi natyrshëm, si një nevojë për t’ju përshtatur realitetit, përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të rritur numrin e turistëve, të huaj sidomos, por edhe për të rritur investimet e huaja në vend.
Ne synojmë të lancojmë një imazh të ri të Shqipërisë dhe potencialit të saj turistik, një portë hyrëse e investimeve të huaja në rajonin Ballkanik, një Shqipëri faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje në rajon, Për një Shqipëri Europiane, Shqipërinë e Gjeneratës tjetër.
Ftojmë të gjithë të interesuarit, kompani ose individë, vendas apo të huaj të paraqesin propozimet e tyre, për logon, sloganin dhe strategjinë e promovimit të tyre në tregun ndërkombëtar.
Të gjitha propozimet e dorëzuara do të vlerësohen nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga personalitete, ekspertë, njohës të fushës, dhe miq të mirë të Shqipërisë.
Aplikimi do të kryhet përmes faqes online nextgenerationalbania.info ku do të shpjegohen në detaje hapat e procesit.
Konkursi do të organizohet në dy faza.
Në fazën e parë kompanitë do të paraqesin konceptin e tyre për logon, sloganin dhe një draft projekt, deri në fund të muajit Prill. Juria ndërkombëtare më pas do të përzgjedhë 5 propozimet më të mira.
Në fazën e dytë 5 kompanitë më të mira, që do të përzgjidhen nga juria, do të paraqesin propozimet e tyre dhe paketën e plotë në datë 16 Maj, në një aktivitet të hapur për median dhe publikun, ku do të ndiqen drejpërsëdrejti prezantimet e përzgjedhura.   
Përzgjedhja e logos dhe sloganit të Shqipërisë, përmes një mesazhi që na përfaqëson, një logo që shpreh identitetin tonë dhe përmes një strategjie të qartë do të na e bëjë më të lehtë rrugën për një promovim më të mirë të potencialeve tona turistike, mundësitë e pafundme për investime, potencialin intelektual dhe identitetin tonë kombëtar.



  
APPLICATION FORM
Open Call for Albania’s Branding Campaign
Rationale
The Government of Albania is launching an international two-stage competition for the concept 
and strategy of a new nation branding campaign that aims to promote Albania’s image in the world as 
well as highlight the competitive advantage of the country as an international tourist and investment 
destination. The campaign shall play a critical role in the government’s thrust to increase the number 
of foreign and domestic tourist arrivals, foreign investment, as well as foreign exchange earnings and 
job generation.
Through this open call, the Government of Albania is aiming to reach out to international and 
 domestic marketing, branding, PR, and advertisement agencies. The competition process
The competition is open to every local (Albanian) and international marketing and branding agency,
willing to contribute to the process of improving Albania’s image as an international tourism and 
investment destination. Participation in the competition is free of charge and the selection process of 
the wining agency will be organised based on a two-stage evaluation:
Stage one: All participating agencies will have to deliver a brief concept paper envisioning the main 
ideas behind the proposed nation branding campaign, as well as a finished logo and slogan for the 
campaign.
Stage two: The 5 best companies from stage one, as selected by the competition jury, will be required
to deliver a fully detailed proposal of their campaign, including a media and communications strategy, 
budget planincluding sketches of the planned advertisement and promotion materials. The 5 selected 
companies will also be required to present their proposals in a disclosed event, during which the 
winners will also be announced.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate