04 aprile 2014

Gjermeni ftesë vendeve anëtare të OBT-së për Konferencën Ndërkombëtare që do të organizohet në Tiranë

 Postuar më: 04 Prill 2014
Ministrja Gjermeni po ndjek punimet e takimit të 57-të të Komisionit për Evropën, të Organizatës Botërore të Turizmit që po organizohet sot, më 4 Prill në Baku, Azerbajxhan.
Në fjalën e saj Ministrja Gjermeni falenderoi sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit z. Taleb Rifai dhe Organizatën për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë, përmes asistencën në ndryshimet ligjore dhe statistikat në sektorin e turizmit, por edhe mbështetje për nismat e ndërmara nga qeveria në sektorin e turizmit.
Ministrja Gjermeni ftoi të gjithë vendet anëtare të Komisionit për Evropën të jenë pjesë e konferencës ndërkombëtare për sezonalitetin që do të organizohet në Tirane në 20 Tetor në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit dhe me ftesë të veçantë të Kryeministrit Rama drejtuar z. Taleb Rifai, Sekretar I Përgjithshëm I OBT-së.
Sezonaliteti është një cështje që na prek të gjithëve,- theksoi Ministrja Gjermeni dhe kjo konferencë do të na shërbejë për të bashkuar energjitë dhe potencialet tona në kthimin e turizmit nga sezonal në gjithëvjetor, në vendet tona, -deklaroi Ministrja Gjermeni. Organizimi I këtij aktiviteti do të jetë një mundësi e mirë për të njohur më nga afër trashëgiminë kulturore, potencialet turistike dhe vlerat historike të Shqipërisë. http://turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/gjermeni-ftese-vendeve-anetare-te-obt-se-per-konferencen-nderkombetare-qe-do-te-organizohet-ne-tirane&page=1

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate