19 settembre 2013

Valbona, kjo ngasese “mekatare” e alpeve

Nga Albert Vataj,
Foto mare nga HoteleriTurizemAlbania
Prej qyshkuri dhe pajada, jemi kredhur neper udhepershkrues te ndryshem dhe qemtues symprehte . Neper gojtar me name eshte capit mbamendja e alpeve, ketij Babel te natyres shqiptare. Tash kur vullnesa per zoterim eshte nje sfide kandashume e sekujt, e kur mundesite zene e binden yshtjes plot ame deshiruese, kurrgja nuk mbetet perjashte. Kurrqysh nuk druhet, perkushtimi per me pas ate qe deshiron, prej asnje kufizimi a ndalesave te cfaredoshme qe te brof befas e ta dritheron kurmin. Ne kete mermerime dhe ofsham nuk mundet me u struk gjithhere deshira. Tuj i dhan krahe dhe turr, qiellin duke i'a leshu me pash dhe pafundesine duke e haperda horizonteve, vullnesa te gufon e ty s'te mbetet tjeter zgjidhje, vetem bindja. Neser do te ikim ne Valbone, e leshova kete togfjalesh si dorashken per dyluftim, ne tavolinen mbramsore. U tha, u ba! 

Turravrap ne kaplimin bjeshkator 

Shkodren e kishim trampolin ne perpushjen e hovshme pernga lartesite e alpeve. Lame kete zoje te rande ne kapitjen e trokut te mbrame te nates dhe u turrem me vertik. Kur ende s'kishte shkuar ora 06 e mengjesit dhe nje lepe drite nderej mbi heshtjen dhe pamjen, si penelat e drojshme, "Peugeot 308", jo me shume buje motorrike, me te cilin po udhetonim, la pas qytetin per t'u drejtuar nga lindja, shtegu nga do te kaplonim lartesite dhe per te sosur ne Valbonen e ftohte dhe te kthjellet. 

Kafen e asaj nadje, turravrap e gjerbem ne Puke, qytet i cili ndodhet 835 metra mbi nivelin e detit, perndryshe 32 km nga Shkodra, 80 km nga kryeqyteti, Tirana. Pozita gjeografike e saj kumton ate ne pjesen qendrore te Shqiperise veriore, me territor qe shtrihet pergjate krahut te majte te Drinit, qe nga Ura e Vezirit e Fusha e Dukagjinit, ne lindje dhe deri ne afersi te grykederdhjes se Gomsiqes, ne perendim. Nga jugu e ndajne me Mirditen kreshtat malore; Maja e Runes, Thirra, Maja e Roshit, Bjeshket e Terbunit. 

Jeta ne kete qytet te vogel rreshqiste tinzare permes te rrallave ngute njerezish qe pikasem pergjate te vetmes rruge qe perlan kete qender te kakoheshme banimi. Ne vazhdim u leshuam gjarperimit te rruges mes pishave per te mberritur ne Fushe Arres, nje qytese qe ka lindur nga shfrytezimi i nentokes dhe pasurise pyjore. Ai zoteron jo me shume se 31.06 km2 territor dhe mban nofken "qyteti i sharrtareve", anipse ne te mund te hasesh edhe ndonje drupreres te ligjshem. E pershkuam pa ndalim duke e lane pas ate, per te fuguar per me ne zemer te maleve, ne shoqerine e pandashme te nje peisazh sa magjepses, aq dhe te ashper, sa joshes aq dhe te frikshem. 

Gjithnje ne ane te rruges tatpjetat te thukshme thelloheshin, sa me shume i ngjiteshim Qafes se Malit, sa me ngultaz perpjeteshim kaplueshem metimeve te gjithfaresojshme natyrore, duke menjanuar shtegun per Kukes e vijuar perlart. 

Memuare dhe ndjellakeqe dhe murane 

Pergjate rrugetimit perpjetes, memuare dhe murane kishtin kohe qe penetronin permes mrazit te nje relieve qe kerciste dhe thyhej pernen vershimin perpara te makines dhe ekzaltimit te ketij spektakli vegjetues. Aneve, porsi gure kilometrike ngriheshim nje pas nje perkujtimoret e atyre qe kishin humbur jeten, kryesisht nga aksidentet. "Qafa e Malit", kishte marre ne qafe dhjetra fatkeq, dhe kujtimoret e tyre vendoseshin si piketat ne nje vendngjarje, dhe ashtu qendronin ndjellakeqe me shume sesa ndermendes per kalimtaret e ralle mbi rrezikun qe kanos. 

Ky detaj nuk perbente rendesi ne kete tur malngjites, por Ilirin, i cili ngiste makinen sdytihere ne kete shteg, po e shqetesonte vijimsisht ky trokth ngjethes qe fanitej dhe behte rishtaz. Nje lloj ndjenje keqardhje dhe paniku mbrunte me perzimllek keto mermere dhe murane te ngritura si perkujtimore. Kjo shfaqje qe tkurrej prej panorames, zgjatej si nje kuje dhe sembonte qetesine e ngaresit te makines duke i prishur atij ekuilibrin emocional, gje te cilen nuk e fshehu. Gjithsesi ai nuk ishte kunder, por as ndonje dakordesi nuk la te nenkuptohej per kete amfiteater tragjik, qe kishte leshuar rrenje ne kete ngjitje rrugetuese shume te rrezikshme. U dakordesova me te, me bindjen se keto mbamendje tragjike jane ndjellakeqe, per ato pak vete qe e perdorin ende kete mundesi, qe pas ndertimit te "Rruges se Kombit", e cila e ka nxjerre jashte loje "Qafen e Malit" dhe jashte pjesemarrjes ne rrezik, ata qe ishin te detyruar te pershkonin kete gjarperim mes pishash, shkrepash, honesh dhe zgafellash perpirese. 

Ne teposhte e perpjeten joshese 

Udhetimi pernga "Qafa e Malit", padyshim eshte nje kahje per ta pershkuar mes permes Veriun e Shqiperise. Ndoshta krejt pak, nje rrugetim i pershtatshem, por gjithpoaq nje mundesi per te depertuar brenda kesaj magjie qe shfaqet e bollshme dhe krahehapur, e cila sa vjen e te perpin brenda vetes, si ne nje joshje dehese, duke te davaritur cdo ndjenje frike qe ndjellin tatpjetat qe germusheshin dhe te hakerrejne pajada'. Ndersa e pershkon kete zvarranik mitik, qe si nje kapilar ushqen me jete krejkah ku shkel, te ndermendet histori dhe degjesa te pafundme, gojdhena e rrefenja burrash shtatlarte si trungje lisi. Shtojzovallet e Zanat e Malit, Oret dhe Kulcedrat, te bamet e t'thanmet e vizatojne pedhembe per pedhembe kete horizont zemerak dhe larushites. Cdo shkemb, gemush apo krua, cdo shpat, krep apo livadh, cdo lugine, majemalit apo peme vetmitare, krejt asajane munden me kumtu, me tregu e me deshmu, per cka kane pa e ndigju. Shembellen e kungon bukuri dhe hutim. Copeza te hallkatura deri lart ne re leshojne nje energji terheqese. Nje pishe vetmitare e qelluar nga rrufeja ben me shume pershtypje sesa nje rrokaqiell ne mes te qyteti te bujshem. 

I perfshir ne kete amfiteater natyror dhe eposi, s'ka gjas me mbetun perjashte nje rrembese ndjesore te allasojte, nje baterdie e perzishme dhe nje kaosi perfytyrimesh dhe ngjarjesh, te cilat duke t'u rikthy ne kujtese, si trokitje ne portat e rijetimit, te pushtojne, te kane tjetersu ne nje cope e ketij mozaiku te parrefyeshem. 

Sosim ne Dushaj 

Pasi ke pershkuar nje zgjatim disaoresh te rruges, duke lene pas fshatra te tera te rrethit te Pukes, zdirgjesh perposhte neper nje lakore qe sheh gjithnje nga Drini, vershimin e te cilit e ka vene nen fre diga e Hidrocentralit te Fierzes, qe sa me shume i avitemi me te unshme e ka shfaqjen. Mbi ne fluturojne ngarkuar mbi shtylla te hekurta telat e tensionit te larte, percuesit e gjithkahshem te drites. Zbresim perkadale tuj mbajte frymen e turrin mbi uren qe te con ne Dushaj, nje qender e cila popullohet nga rreth 150 banore te ndare ne afro 30 familje. 

Dushaji shtrihet prane Liqenit te Fierzes ne treven e Krasniqes. Jo larg kesaj qendre banimi gjendet vendi i quajtur Maja e Krasniqes, zanafilla e emrit pararendes qe gezon sot. Deshmimet e hulumtuesve tregojne se atypari jane ende rrenojat e nje kishe te shek te XVII, me nje numer te madhe varrezash qe e perqarkojne, kishe per te cilen Frang Bardhi ne vitin 1638 kishte shkruar se ishte kisha e Shengjergjit. 

Nga e djathta e Dushajt, rruga te drejton nga Bajram Curri, e krejtketij horizonti te krekosur mes maleve te larta e pafundesise qe te ngas. Nga tjetra ane, rruga e ripunuar dhe e pasuruar me bankina hekuri dhe elemente te tjere, degezohet ne kah qe ndjek vershimin e urte te Drinit per te behur saora ne Markaj dhe Lekbibaj. Ne brinje te lartesise qe sa vjen e thadrohet, qendron emblematike Zona B, e cila ne kohen e miqesise shqiptaro-kineze, asohere kur zuni fill e famshmja sentence "Enver Hoxha-Mao Ce Duni jane si buka e nje brumi", shqiptaret nen dirigjimin e specialisteve dhe inxhiniereve kineze, ngriten vepren me te madhe hidroenergjetike shqiptare, te cilen e quajten "Drita e Partise". 

Fierza, mali i drites dhe djerses 

Duke qendruar mbi ure perlahemi nga nje soditje frigane e ketij perbindeshi hekuri, betoni, zhavori, djerse dhe mundit te mijera vullnetareve, te cilet i'u pergjigjur "thirrjes se partise", perveshen menget duke lene bretkun ne perpjekjen e tyre te mundimshme dhe kufizimet rraskapitese. 

Kjo dige, nen kembet e se ciles po ndjej nenshtrimin dhe llahtarine e kesaj prite njerezore, ndersa te mberthen me veshtrim, shqun shtatin qe ngerthehet ne 167 metra lartesi dhe nje kurore 400 metra, qe i rri si kreshte. Kurrkund me shume se ketu, vetmohimi njerezore nuk eshte murosur kesisoj ne nje nje volum te pergjithshem materialesh ndertimi prej 8 milione meter kub. Porsi kapilare pershkojne shtatin e ketij gjigandi energjetik plot 5500 metra tunele. Ne prehrin e vet, ky kaplim vullnetesh dhe force, struk nje vellim prej 2.7 miliarde meter kub uje, e cila shtriq krahet e saj te kalter ne nje siperfaqe 72.6 kilometer katror, e qe mbahet si rezervati i Liqenit te Fierzes, uji i te cilit kafshohet nga turbinat e shnderrimit ne energji elektrike dhe perposhtet per te dale ne shtegtimin e vet drinues, permes malesh qe e fillerojne e nje tjeter ndalese qe e pret ne Koman. Ndersa e perlan me andje dhe nje lloj ndjesie mposhtjeje me ndermenden ato 6 vite rraskapitese, nentor 1971, kohe kur nisi puna ne kete hidrocentral, dhe viti 1978 kur u vu ne shfrytezim ky perbindesh hidroenergjetik. Per kujtese, Fierza ka nje kapacitet prej 500 megavat dhe nje prodhim vjetor 1.8 miliarde kilovat/ore energji elektrike, nder me te medhenjte ne Ballkan, pas HEC-it te Danubit ne Serbi. 

Duke i kthyer shpinen kesaj krekosjeje te tjeterllojte nga ajo e maleve e trandjes retheqark, vazhdojme duke marre me vete dehje permasash dhe perjetimesh. 

Drejt Valbones 

Na kishte ngasur keqas kjo "vashe" me gjak blu e gershetat qe zgjatojne duke rrenjezu ne gjarperimin e kahershem permes guresh mitologjik. Kryekeput nuk u qas kjo gajle me e marre Qafen e Malit, me pershku kilometra dhe ore te tera me sos ne krahet e saje, si ne nje histori romaneske dashurie, por gjithsesi ajo kishte gjas me ken, joshja me e eperme dhe perjetimi me i thelle i krejketij kaplimi malor. Lugina e Valbones dhe ajo qe pritej te na shfaqej me padurim shtrihet ne qender te Alpeve Shqiptare, ne rrethin e Tropojes, me kast si nje qendrese e patedyte e hireve dhe bukurise natyrore. Kjo kredhje e kandshme e magjiplote qe shtatohet ne nje siperfaqe prej 8.000 hektaresh duke turfullu senga freski dhe joshje gezon statusin e Parkut Nacional qe ne janat te vitit 1996. Ate e mrujne toka te murrme pyjore mes lartesive 500-1200 metra, per te vijuar gelimet e kadifenjta qe shtrihen ne shpatin e majte te kesaj lugine nga Mbaskollata dhe deri ne Shoshan ne lartesine 400-900 metra. 

Pasi lame Bajram Currin e fuguam perpara, dredhuam pak nga shtegu, po me ndihmen e nje vendaliu u rifutem rishtaz neper nje rruge, ndertimi i se ciles nuk kishte perfunduar ende. Kur trajtat lojcake te shtegut qe morem, na permenden duke na rikthy ne degjese fjalet e udhetreguesit: "Deri ne Dragobi, do ta keni te veshtire, pasi eshte ne ndertim e siper rruga, pastaj eshte e asfaltuar" 

Makina vazhdonte perpara duke lene nga pas nje re pluhuri qe nuk na u hoq qafe per minuta te tera. Gjithnje ne te majte gjarperonte nje vershim gurgullues, turri dhe garrameti i se ciles urtohej ndersa pershkonte horizontalen e vershimit. Pershkuam turraz, Fierze-Bujan-Bajram Curri-Margegaj-Shoshan , e behem maspak ne log te piskames malrrethuese te Dragobise. 

Neper Dragobi 

Ne te dy anet e rrugetimit, male te larta zgjatonin hijerende mbi kokat tona. Qielli here dukej e here zhdukej mes reve lojcake te gushtit dhe krekosjes se maleve qe turreshi permbi porsi nje kushtrim i motmotshem. Bisedat tona i kishin lene vendin heshtjes soditese, e cila mbase kishte nje argument me bindes per te mposhtur sfiden tone turistike. Peisazhi celej dhe kycej si nje sipar skene, ku luhej nje epos natyror. Dielli shkelqente pajada. Majemalet qe e "qellonin" me krenari e fiknin dritimin e tij duke e zhyt luginen drejt Valbones ne nje ngjyrese te murrme. Pas ndonje nje ore, curulitjesh dhe gerrvimash mbi cakull dhe gure te ngrene ne tabanin e rruges, sosem ne asfalt. Shpetuam, shqiptoi me ofshame Iliri, ngaresi i makines qe mbante mbi vete vizitoret sefte te kesaj mrekullie te natyres. Ecnim perpara duke perthith taft te fresket dhe magji qe zbriste deri poshte ne shtegun qe shtriqej. Sakaq shfaqeshin dhe zhdukeshin pas nesh pamje dhe shembellime te turlillojshme. Trumba reshe te bardha, si tufe zogjsh shtegtar shpuplonin pendet nen shndritjen e diellit dhe endjes tone. 

Ne Valbone, prehrin lojcak 

Kur ende s'kishte te sosur kjo loje virtuoze e natyres, shperthen para nesh nje pamje ne trajten e nje hinke te papermasshme, ne te cilen u derdhem me vertik. Valbona trullosese leshonte dashtazi para nesh kurmin e saj joshes. Portat e Parajses, te mbetura vetem ne shembellime poetesh dhe piktoresh, sakaq hapeshin katerkanatesh. Ecnim si ne enderr duke leshuar veshtrimin tone te drojshem rrethekrah, krejtkund kjo hijeshi shfaqej. 

Valbona eshte nje fshat afro 26 km larg nga Bajram Curri. Deftues statistikor rrefejne se kete qender 400-vjecare banimi e perbejne rreth 47 shtepi me vetem 300 banore. Fshati i ngulur si nje shenjim 810 metra mbi nivelin e detit ne nje gryke gjysme te thepisur, buze lumit Valbona mes maleve te te Kollates, me Jezercen qe hargaliset me 2,694 meter lart e Pecmaren ballas, qe naltohen bajagi. Ne zanafillen e vet, Valbona, kjo bujtine natyrore e kersherise se sekujt, ka sherbyer per stanet verore dhe ndalesen e perkoheshme blegtorale te banoreve. Ne fillim te lugines shtriqet liqeni akullnajor i Xhemes qe vershon nazelik permes majave te Alis qe lartesohet me 2471 metra, Poplukas me 2569 metra ne jug-perendim te bllokut malor te Jezerces dhe qe perfundon ne fshatin Rrogam. 

Duke leshuar nje piskame qe e rrok shikimi yne ne kete kandje te pashoqe, prekim me krenari kulmet duke nis nga Maja Roshit 2522 metra, i cili eshte i njohur si Jezerca, pervec kulmit. Ajo kufizohet me majat e tjera, te tilla si Popluka dhe maja e Ali, ne perendim, Rrogamit me 2478 metra lartesi, ne lindje, Maja Kolajt, 2498 metra, Maja e Malesores, 2490 metra, Maja Bojes, 2461 metra, ne veriperendim, e Maja e Kokerrhanes, 2508 metra dhe ajo e Etheve, 2393 metra, ne veri. Krejtkjo eshte nje Babel natyror, qe ngerthehet pernga lartesite e strukin poshte tyre Valbonen kete ngasese "mekatare" te alpeve shqiptare. 

Me pertej drejt lugines, aty ku bashkohen lumi i Valbones me perroin e Ceremit, lugina behet me e ceket me aspekte te shumta te ngushtimeve dhe zgjerimeve, te ndara nga vendkalime dhe shtigje. Ekspertet jane te mendimit se kjo zone eshte karbonatike dhe formohet nga detashmentet akullnajore dhe tektonike. Ne kete pjese te Valbones perfundon dhe degezimi i perroit te Kukajt. Lugina e saj eshte tipike akullnajore e formuar midis maleve te Jezerces dhe Kollatas. Valbona vijon te mbetet joshese dhe ngasese per mijera vizitore qe hidhen pervit ne krahet e saj, epshem e deng me deshira per ta perjetuar pajada. Lumi Valbona, namemadh e zashume, mbetet mbreslenes, burimet e saje ne pjerresine lindore te Qafes se Valbones, te ujvara, zhduken nen zallishtet gelqerore te lugines, sic zhduket cdo feksje e magjishme, cdo endje dalldisese, cdo bukurane lajkatare. 

Flora dhe fauna e kesaj gostie natyrore 

Vec ujit te kristalte, dhe perposhtjes nazike mes guresh te stermedhenj, Valbona shquhet dhe per nje faun dhe flore shume te larmishme dhe bujare, karakteristike e vendeve te Evropes Qendrore. Ne lartesite 600-1200 metra, te zones se Valbones dhe Rrogamit, gjenden pyje ahu dhe toka eshte e shkrifet. Atypari hedhin shtat pyje madheshtore me hormoq (Piceaabies). Gjithashtu rriten duke e mbushur me jete dhe prekje magjike jetedhenese dhe hartina, bredhi i bardhe dhe pisha e zeze. Ne Valbone gjenden njiheraz, si per ta perplotesuar me te gjithe elementet kete shastisje, specie te rralla. Nga peshqit qe i gjejme ne lumin e ftohte Valbones, eshte trofta. Per te vijuar me shpendet, i rralli gjeli i eger dhe nga familja e gjitareve, ariu murme, macja e eger, ujku, dhija e eger, dreri, dhe lundra, qe e hasim pergjate rrjedhes se Valbones. 

Ikim me koken pas 

Jo cdo ndarje eshte kaq e trishte, e jo cdoken Valbona e percjell me pahir, as atehere kur bora zbret, era fryn me tersellime, lumi gulcon permes shkembinjsh, dorzan te ketij kushtrimi te ujet malesh. E kunduam gjate dhe papra krejt kete bukuri. U capitem me te ne kete gosti kundrimi te pashoq. Unshem na u desht me u ngrit prej kesaj sofre me tana t'mirat qe Zoti i ka dhane pakursim dhe robi e ka nda me shojishojn si buken e veren ne "Darken e Fundit". Mbushem krejtcfare mbetun kishte nder ne zbrazet prej ketij kaplimi alpin dhe ikem, turravrap me koken pas. 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate