27 settembre 2013

Ta Pastrojme Shqiperine ne Nje Dite", RAPORTO MBETURINA - TrashOut

RAPORTO MBETURINA
Më në fund është gati: TrashOut – Aplikacioni për krijimin e Hartës së Mbeturinave Ilegale, iniciativa më e re e lëvizjes civile “Ta Pastrojmë Shqipërinë”
Dita e madhe e aksionit “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë” po afron dhe tashmë ndihma e të gjithëve për një mjedis më të pastër është thelbësore ndaj ju ftojmë të bëheni pjesë aktive e këtij aksioni madhor duke dhënë edhe ju kontributin tuaj për ta kthyer këtë aksion sa më të madh dhe gjithë përfshirës. Dhe mos harroni të përfshini miqtë dhe të afërmit tuaj, kalojeni informacionin te të gjithë.
Është mjaft e thjesht dhe argëtuese në të njëjtën kohë.
Përfshini edhe fëmijët tuaj, jo vetëm që do dëfrehen por edhe do frymëzohen për të ruajtur dhe mbrojtur mjedisin.
Shkarkoni “Falas” Aplikacionin “TrashOut” të disponueshëm për platformat: Android, iPhone & Windows Mobile në adresat si më posht:
https://play.google.com/store/apps/details?id=me.trashout&hl=en
https://itunes.apple.com/en/app/trashout/id501471692
http://www.windowsphone.com/en-us/store/app/trashout/dc93925e-55ee-4208-89e1-0451048da240

Dhe pastaj ndiqni hapat e shpjeguara sipas radhës në fotografitë pasardhëse për të instaluar dhe përdorur Aplikacionin (Shqip)

Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë – Let’s Do It Albania
— at Ta Pastrojmë Shqipërinë.

Ta Pastrojme Shqiperine ne Nje Dite" është një levizje vullnetare organizuar nga Shoqata "Green Line Albania" dhe eshte pjese e levizjes boterore "Let's Do It World"
Missione
Ta Pastrojme Shqiperine ne Nje Dite
Descrizione
"Ta pastrojme Shqiperine ne nje dite 2012" është një levizje vullnetare pjese e levizjes nderkombetare "Let's do it!. U krijua për herë të parë në vitin 2008 në Estoni dhe kishte për qëllim që në një ditë të vetme vullnetarë nga i gjithë vendi te pastronin grumbullimet e plehrave.
Viti 2012 liston mbi 82 vende te Botes te cilat kane konfirmuar diten e tyre te pastrimit.

GREEN LINE ALBANIA i është bashkangjitur botës në aksionin "Let's Do It World" duke organizuar për herë të parë nje aksion me permasa te tilla ne Shqiperi sic eshte "Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë".

Aksioni i cili bazohet në punë vullnetare do të zhvillohet në datë 9 Maj 2012 dhe ka për qëllim :
• Identifikimin e gjithë vendgrumbullimeve ilegale të mbetjeve,
• Ndërtimin e të parës hartë dixhitale të këtyre vendndodhjeve,
• Bashkimin e 100.000 vullnetarëve nga Tropoja deri në Sarandë,
• Pastrimin e 20.000 ton mbetjeve gjatë kësaj dite,
• Ndërgjegjësimin e popullit Shqiptar.

Bëhuni dhe ju pjesë e këtij aksioni të madh për një Shqipëri më të pastër, për një Shqipëri më të shëndetshme, për një Shqiperi Europiane. Unë, ne, ju, të gjithë mund t'ja dalim që në datë 9 Maj, ashtu siç kanë vepruar edhe vendet e tjera, t'i tregojmë njëti-tjetrit, t'i tregojmë Europës, t'i tregojmë botës mbarë që Shqipëria ka njerëz të mirë te cilet duan te jetojne ne nje ambjent te paster.

info@greenline.al
www.greenline.al 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate