14 settembre 2013

Panairi Kombëtar i Artizanatit, Gjirokastër 2013 .... zhvillohet drejtperdrejt ne rruget e kalldremta te Pazarit ne d: 27, 28, 29 Shtator, duke sjelle nje atmosfere unike.





Informazioni

Panairi edhe kete vit do te zhvillohet drejtperdrejt ne rruget e kalldremta te Pazarit ne d: 27, 28, 29 Shtator, duke sjelle nje atmosfere unike.
Missione
Misioni yne eshte te promovojme produktet artizanale dhe njekohesisht mbeshtetjen e te gjithe artizaneve Shqiptare ne ruajtjen e traditave unike artizanale Shqiptare.
Descrizione
Mundesuar nga Gjirokastra Foundation - Gjirokastra Conseravation and Developement Organization.
Panairi 7 i Trashëgimisë dhe Artizanatit, Gjirokastra 2013.

Që nga viti 2007, çdo fund shtatori në Gjirokastër organizohet rregullisht Panairi i Trashëgimisë Kulturore dhe Artizanatit. Panairi është aktiviteti më i rëndësishëm që zhvillohet rregullisht në Shqipëri për artizanatin dhe një eveniment kulturor dhe turistik me rëndësi për Gjirokastrën.
Panairi sjell në rrugët e kalldrëmta të Pazarit rreth 120 individë dhe organizata që shpalosin punën në drejtim të zhvillimit të trashëgimisë kulturore dhe artizanatit, si dhe tregtojnë produktet e tyre. Këtë vit, një pjesë e veprimtarisë së tij pritet të zhvillohet në Qendrën për Trashëgimi dhe Kulturë Babameto. Kjo përbëhet nga dy godina të mrekullueshme historike të restauruara së fundmi si pjesë e një programi të zbatuar nga organizata Trashëgimi Kulturore pa Kufinj në partneritet me Fondacionin Gjirokastra (www.gjirokastra,org)
Panairi organizohet çdo vit nga Fondacioni Gjirokastra, me mbështetjen e Bashkisë së qytetit dhe Komunës së Antigonesë në Ditët Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Vit pas viti Panairi është mbështetur me bashkëfinancime nga Dhoma e Tregtisë Gjirokastër, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS), Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), biznese të ndryshme, etj.
Vitin e kaluar, me mbështetjen e IDM-së (Institute for Democracy and Mediation) u krijua në ditët e panairit edhe Forumi për Zhvillimin e Turizmit në Gjirokastër. Në këtë forum u vendos që të bëhen përpjekje për zgjerimin e bazës së organizimit dhe financimit të Panairit nëpërmjet mobilizimit të faktorëve të tjerë rajonalë në Gjirokastër dhe gjetkë. Po kështu u vendos që tematika e Panairit të zgjerohet duke përfshirë edhe çështje mjedisore dhe më shumë aktivitete kulturore artistike. Forumi hapi një numër llogarie dhe ka krijuar një fond fillestar me kontribute të pjesëtareve dhe mbështetësve të tij prej më se 1000 Euro.
Në Panair vijnë edhe prodhime artizanat me materiale të ricikluara; madje vitin e kaluar një produkt i tillë i sjellë nga një artizan nga Mitrovica mori çmimin e parë.
Çdo vit Panairi ka një fokus/temë të caktuar, e cila bëhet subjekt për diskutim në një Tryezë të Rrumbullakët. Këtë vit tema do të jetë Artizanati, Mjedisi dhe Riciklimi.
Fondacioni Gjirokastra aktualisht është duke zbatuar projektin e riciklimit nga Plehra në Vlera, të financuar nga Partners Albania dhe do paraqesë në Panair rezultatet e projektit. Po ashtu kanë shprehur interes për të marrë pjesë edhe organizata nga qytete të tjera dhe rrjetet e organizatave mjedisore të krijuara nga programi SENiOR (zbatuar nga REC Shqipëri), pjesë e të cilit është edhe Fondacioni Gjirokastra.
Të gjitha këto përpjekje pritet të koordinohen duke organizuar një program të plotë kushtuar mjedisit në një nga ditët e Panairit, (me emrin e mundshëm “Dita e Gjelbër”).
Ne kemi kontaktuar edhe Fondacionin Dritan Hoxha për t’i bërë jehonë Panairit që mund të kthehet nja nga eventet më të rëndësishme turistike në Shqipëri.
Më poshtë janë disa, por jo të vetmet, mundësi se si mund të mbështetet Panairi Gjirokastra ’13 :
1- Duke mundësuar promovimin në mediat lokale dhe qëndrore.
2- Duke mbështetur tryezën e rrumbullakët “Artizanati, Mjedisi dhe Riciklimi” apo Ditën e Gjelbër”
3- Duke mundësuar çmimet për produktet më të mira të Panairit.
4- Ose duke bërë një donacion financiar apo “in kind” për aspekte të ndryshme të tjera të veprimtarisë së Panairit.
5- Duke dhuruar shuma sado të vogla për Forumin për Zhvillimin e turizmit në Gjirokastër
Në vazhdim po bashkëlidhim disa informacione që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë se cfarë përfaqëson ky aktivitet.
Jeni të mirëpritur për çdo informacion shtesë që mund të nevojitet si dhe për të diskutuar për kërkesat tuaja.
Me respekt
Sadi Petrela, Drejtor


Platforma e Panairit të Trashëgimisë dhe Artizanatit Gjirokastra 2013
Panairi zhvillohet në Qafën e Pazarit, zemra e qendër historike të Gjirokastrës në mjedis të hapur duke krijuar një spektakël fantastik shumë ngjyrësh nën Kalanë e qytetit. Qëllimi është të promovohet trashëgimia kulturore, prodhimi artizanal dhe mbrojtja e mjedisit.
Panairi ka pesë elemente kryesore:
I. Ekspozimi dhe tregtimi
Në Panair ftohen të marrin pjesë artizanë dhe ente të trashëgimisë kulturore nga Qarku i Gjirokastrës dhe nga i gjithë vendi dhe nga vendet fqinje. Vitin e kaluar morën pjesë rreth 120 subjekte nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova.
Pjesëmarrësit ekspozojnë prodhimet e tyre për 3 ditë në rrugët e kalldrëmta dhe vizitohen nga qindra vizitorë dhe turistë. Ekspozimi është falas.
Vitet e fundit është organizuar edhe një konkurs, ku një juri vendos dhe çmon produktet më të mira.


II. Tryeza e rrumbullakët Çdo vit organizohet edhe një tryezë e rrumbullakët që trajton probleme të ndryshme, që nga Artizanati, rijetëzimi i trashëgimisë kulturore dhe përdorimit të saj si aset për zhvillim dhe punësim, te mjedisi etj. Në të thirren organizata të ndryshme që të ndajnë eksperiencën e tyre për çështjet që trajtohen.

III. Seksioni gatimit dhe ushqimeve tradicionale dhe bio.
IV. Vizibiliteti konferencë për shtyp dhe emisione në media për artizanatin, trashëgiminë, mjedisin. Tashmë panairi është një event me rendësi që mbulohet rregullisht nga media lokale dhe qendrore

V. Aktivitete kulturore argëtuese. Për pjesëmarrësit organizohet një vizitë në komunën e Antigonesë ku ndodhet edhe Parku Kombëtar Arkeologjik i Antigonesë si dhe një darkë e madhe mirëseardhje me pjesëmarrjen e grupeve artistike.
Pamje nga Qendra për Trashëgimi dhe Kulturë “Babameto”, në dy ndërtesa restauruar kohët e fundit ku do zhvillohet një pjesë e aktivitetit të Panairit. 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate