27 settembre 2013

Lezhë, rrezikohet ekzistenca e Kunës shkak erozioni detar në Shëngjin

LEZHE27 Shtator 2013
Erozioni detar në Shëngjin ka marrë përmasa shkatërruese, duke rrezikuar të dëmtojë edhe gjithë brezin e rërës në zonën e Kunës.

E njohur si një efekt negativ për biodiversitetin si shkak i baticave dhe zbaticave të detit që kanë kaluar normalen e tyre, ky erozion tani rrezikon edhe ekonomitë familjare të banorëve të zonës përreth kësaj lagune.

Eksperti i mjedisit në Lezhë, Jak Gjini, shpjegon se gjatë dekadës së fundit, ky erozion ka qenë mjaft agresiv dhe po krijon një gjendje të pariparueshme.

Ai thotë se dallgëkthyesit e vendosur deri më tani për mbrojtjen nga erozioni janë të papërshtatshëm.

Mosndërhyrja ndaj erozionit ka krijuar këtë situatë aktuale, por ndërkohë vë në rrezik ekzistencën e vetë brezit të rërës dhe lagunës së Kunës.


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate