07 settembre 2013

I shpëtojnë shembjes 10 shtëpi gjirokastrite të shek XVIII

TIRANE - Do ti shpëtojnë shembjes dhe degradimit të sigurt, plot dhjetë shtëpi të shekullit të 18-të në Gjirokastër . Kjo falë një projekti të BE-së që parashikon restaurimin e çative karakteristike, gjë që do të shmangë lagështirën dhe mundësinë e dëmtimit të mëtejshëm të mureve.

Mësohet se ky projekt përfshin në listën e dhjetë shtëpive monument culture edhe shtëpinë e Kërcullave dhe shtëpinëe Kurtajve. Kjo është hera e parë që Gjirokastra, pas dhjetë vjetësh e shpallur pasuri botërore në listën e UNESKO-s, bëhet pjesë e projekteve restauruese.

Mësohet se njëra prej shtëpive që do të restaurohet , ndërhyrjen e fundit në çati e ka patur 40 vjet më parë. Për shkak të sipërfaqes së madhe prej 310 metrash katrore i zoti i saj e ka patur të pamundur ta rindërtojë. Zbatimi i projektit restaurues do te zgjasë dy vjet ndërsa vlera për një banesë arrin deri në 2 milion leke te reja.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.09.2013

Redakasia online
(b.m/shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate