22 maggio 2013

Hiking neper bukurit e Kelmentit 25-26/maj/2013, Aktivitet i propozuar nga HighAlbania


Dita e pare
Vendi i takimit mbrapa pallatit te Kongreseve tek Ply Bar ne oren 6.30. Ne Shkoder do te bejme nje pushim te shkurter per kafe dhe me pas do te nisemi per ne Tamare. Ne vendin qe quhet Leqet e Hotit do te ndalojme per te bere foto si dhe kur te zbresim poshte ne luginen e Cemit. Nga aty do te nisemi per ne Selce(rreth gjysem ore) nga ku fillon shtegu per te shkuar tek Ujvara e Sllapit(nje nga monumentet natyrore me te bukura te zones). Mbas kthimit nga ujvara do te vazhdojme udhetimin tone me makine (nje gjysem ore tjeter)per ne Lepushe ku do te akomodohemi ne nje nga shtepite pritese te Lepushes. ( ne shtepin e Luigjit).
                                         Koha e udhetimit me makine : Gjithesej 5-6h
                                         Koha e ecjes: 3-4h, ngjitje- zbritje 652m

Dita e dyte

Mbas mengjesit do te fillojme ecjen tone deri tek qafa e Berizhdolit (rreth 1800 m)nga ku do te kemi mundesine te shikojme gjithe Lepushen si dhe pjesen veriore te Alpeve shqipetare. Kthim ne shtepine pritese per te ngrene dreke dhe me pas do te nisemi per ne Tirane. Mberritja ne Tirane nga darka.
                                           Koha e udhetimit me makine: 5-6h
                                           Koha e ecjes: 3h , Ngjitje - Zbritje 500m

Cmimi:  7500 L/person(transporti, nje nate fjetje, darka e te shtunes,mengjesi dhe dreka e te dieles si dhe guida)
Prenotoni:  fisnikmuca@yahoo.com,  info@highalbania.al, 069 40 31 232, 067 20 81 636.
Ps:   Periudha maj - qershor eshte periudha me e bukur per te shijuar bukurite natyrore te Kelmendit. Ju ftojme qe te bejme nje grup (15- 16 vete)qe te shijojme se bashku bukurite mahnitese te kesaj treve. Ne kete treve  nuk ka akoma shume njerez qe e vizitojne keshtu qe  nqs doni te jeni te paret qe e vizitojne kete treve jeni te mirepritur.
Faleminderit!!!

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate