Search

Loading...

Translate

26 March 2013

Turizmi në Valbonë, mes mrekullive të alpeve shqiptare dimer-vere 2013

Valbonë, Tropojë - Mars 23,2013 - 15:24
Lugina e Valbonës ka pasur një zhvillim të papritur turistik në katër vitet e fundit. Pas mbarimit të autostradës Durrës-Kukës, kjo përrallë e alpeve shqiptare është bërë një destinacion lehtësisht i arritshëm. Valbona ndodhet 23 km nga qyteti i Bajram Currit, ndërsa asfaltimi i pak kilometrave që të çojnë atje, pritet të përfundojë këtë vit. Gjatë verës, lugina akomodon rreth 25-30 mijë vizitorë vendas dhe të huaj, kryesisht turistë gjermanë, çekë, italianë e francezë.

Por në dimër banorët që i kanë kthyer shtëpitë e tyre në bujtina, kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti dhe sipërmarrësit e mëdhenj privatë. Shumë të rinj që jetonin dhe punonin në Angli, Itali e Greqi, janë kthyer dhe kanë ngritur bujtina e hotele me të gjitha komoditetet. Ata thonë se turistët shqiptarë kanë më shumë kërkesa, ndërsa ata të huaj duan vetëm ushqimet bio, por edhe traditën dhe folklorin e veriut.

"Turistët shqiptarë me thënë të drejtën kanë më shumë kërkesa se të huajt, të huajt duan vetëm gjëra bio të zonës, tradicionale. Kryesisht ajo është menuja e kësaj zone, gjymi i specave, flija, janë shumë artikuj, mishi në hell, trofta që është shumë e veccantë", thotë pronar i një lokali.

Gjatë katër viteve të fundit, në Luginën e Valbonës është bërë trajnimi i pronarëve të bujtinave, vendosja e rreth 8 mijë treguesve të sinjalistikës turistike, si dhe hapja e 150 kilometrave shtigje malore. Por më e rëndësishme është ngritja e Qendrës së Turizmit dhe Kulturës.

Kryetari i Komunës Margegaj që përfshin edhe Valbonën, thotë se tani prioritare është mbështetja e familjeve për të zhvilluar turizmin familjar, ndërtimi i bar-restoranteve, nxitja e punimeve artistike artizanale lokale, mirëmbajtja e shtigjeve të vjetra këmbësore, por edhe sjellja e linjës së internetit.

"Në Valbonë gjendet tradita që kërkohet shumë nga turistët, gjendet menuja që kërkohet shumë nga turistët, gjendet miqësia, mikpritja e bujaria. Infrastruktura po plotësohet me mënyrën më të shpejtë, komuna ka vënë gjithë sinjalistikën për të njohur turizmin, kemi marr guidën turistike, strategjinë e zhvillimit, hartat, ku turisti në Valbonë mund të marr komplet informacionin e duhur ku do të shkojë dhe gjithccka është në mënyrë të sinkronizuar në interes të turistëve", bën të ditur Rexh Byberaj, kryetar i Komunës Margegaj.

E tërë lugina dhe shpatet e maleve përqark ofrojnë mundësi të mrekullueshme për të apasionuarit e skive. Shumë turistë të huaj që vijnë këtu gjatë dimrit shprehen të mahnitur me pistat natyrore të rrëshqitjes së lirë. Ndërsa ngritja e një kompleksi modern skish, mund ta bënte Valbonën ? për vetë natyrën e saj mbresëlënëse - shumë herë më të lakmuar se pika të tilla në Mal të Zi apo Maqedoni.

AS 
video

No comments:

Post a Comment