18 luglio 2012

Turizmi, mungesa e strategjisë bisede me kryeministrin

Nje kafe me...
Anila Basha Korrik 2012 18:11
avatarKëtë fundjavë dola edhe unë në pushime në bregdetin shqiptar. Ndoshta si shumëkush në vend, nga ata që ditën e hënë do të ktheheshin sërish në zyra. I ktheva sytë nga Tv shtetëror duke ngrënë drekën. Dëgjova një kronikë për mijëra e mijëra turistë që kishin vërshuar në Shqipëri. Në hotelin ku rrija, numëroheshin me gishtat e dorës. Kur u nisa në Tiranë, gjithë këtë panoramë, mendova tia thosha drejtpërsëdrejti kryeministrit.
Unë – Mirëdita Doktor
Ai- Eja Anila...
Unë- Doktor, ç’ të të shqetësoj kot. Kam njëmijë e një gjëra në mend. Ja të flas për Marien që u vra nga gjakmarrja, apo të të flas për aksidentet rrugore, apo të të them se je duke i dhënë shumë lekë Fahri Balliut për të ndërtuar rrugën Levan – Vlorë. Do isha aq e tensionuar të të thosha edhe shumëçka për krizën ekonomike, aty ku im atë më sheh nga duart se mos i çoj ndonjë lekë kur shkoj në shtëpi në Lushnje, pavarësisht se ju thoni se keni rritur rroga e pensione. Por ajo që ka ndodhur, me indeksimin e pagave dhe pensioneve nga inflacioni, nuk u fut atyre asgjë në xhep. Kam ardhur pra zoti kryeministër, të të flas sot për turizmin.
Isha në fundjavë në jug. Dhe dua të flas për turizmin. Jam shumë e sigurt zoti kryeministër se nuk e besoni këtë që do të them. Jo se ju nuk shkoni në jug, patjetër që shkoni. Por me një mori bodigardësh dhe kamerierësh që ju vijnë nga pas, patjetër se keni idenë dhe haberin se çfarë ndodh me popullin e thjeshtë. Dhe ndodh ajo që të gjithë shpesh e themi nëpër tavolina, nuk ka shërbim, çmime në stratosferë, nuk ka lojra uji xhanëm, (madje edhe biznesmenët më të kamur që ju rrinë ju nga pas, më kanë thënë në konfidencë se do i cojnë familjet në Turqi, sepse aty ndjehen më rehat, pra shkurt, marrin lekët tona, i prishin andej). Dhe këto ndodhin, jam e sigurt, për mungesën e një politike për turizmin. Kemi tetë vjet, tetë vjet zoti kryeministër dhe numërojmë se mbi katër milionë turistë hyjnë në Shqipëri. Nuk e di se nga vjen kjo shifër. Nëse e kemi nga hyrje daljet në Rinas e kudo, mund të them pa frikë se për të paktën deri në 10 herë për këtë vit turiste mund të quhem edhe unë që nuk jam.
Por qartë dhe saktë mund të them: Shqipërisë i mungon një strategji për turizmin. I mungon mënyra sesi minstria e kulturës por edhe ajo e ndërtimit mund ta ngrenë këtë në bashkëpunim me privatin. Dhe për strategji është folur shumë për vite me radhë, po asnjë qeveri, as majtas e as djathas nuk e kanë realizuar. Sepse më shumë se strategjia sesi të bëjmë turizëm, çdo ministri i intereson lidhja dhe biznesi me biznesmenin e radhës: sa leje do më japësh, sa metra nga bregu mund të përdor, si mund të lëmë atë tjetrin afër nesh pa punë...por kurrë nuk kam dëgjuar nga ministri i kulturës ndonjë strategji të qartë për turizmin. Ç’të të them zoti kryeministër. Ministri ynë e ka të vështirë të merret me propozimin për paketa turistike, apo për të folur me vetë agjencitë, një praktikë e përvitshme kjo. Kultura e shërbimit, lë shumë për të dëshiruar edhe pse kushdo mund të thotë se ky është problem i privatit. Zoti kryeministër, nuk më shqetësojnë statisitikat false, as indiferenca e ministrisë së kulturës për një ngjarje të tillë...Më intereson falsifiteti i shifrave që jepen nga qeveria sepse nuk është hera e parë dhe vetëm në këtë drejtim. Po bëhet rëndom në shumë fusha, që nga ekonomia, e deri tek qejfi. E për këto falsifikime shifrash, ra Greqia zoti Kryeministër.http://www.shqiptarja.com/blogs/nje_kafe_me/turizmi_mungesa_e_strategjise-295-6.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate