Shqipëria surpriza e vitit për turizmin
Turizmi
shqiptar po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në mediat
ndërkombëtare. Në vitin 2011 Shqipëria ishte në vendin e parë e
përzgjedhur nga australianja “Lonley Planet” si destinacioni më i
përzgjedhur nga vizitorët e huaj.
E
në të vërtet ashtu ndodhi, gjatë vitit të kaluar vendi ynë dyfishoi
numrin e turistëve krahasuar me vitin 2010, dhe kjo gjë u vu re jo vetëm
në pikun e sezonit turistik në verë por përgjatë gjithë vitit. Sipas të
dhënave zyrtare të BSH, zyrës kombëtare të statistikave dhe Ministrisë
së Turizmit, më shumë se 4 milionë turistë të huaj vizituan territorin
shqiptar nga veriu në jug, me një rritje prej 18,7% kundrejt 2010-ës.
Ndërkohë viti 2012 shënon një tjetër vit pozitiv në parashikimet për
sektorin e turizmit. Shqipëria e cituar nga shumë media dhe agjenci të
huaja turistike, pritet të jetë në top listën e vendeve më të kërkuara.
Të dhënat e para në këtë fillim viti kanë treguar se Shqipëria ka qenë
surpriza e këtij viti përsa i përket prenotimeve për të kaluar pushimet
verore. Pak kohë më parë aeroporti më i madh i Londrës, “Stansted”
raportoi se në kërkimet e bëra për destinacionet e pushimeve më të
përzgjedhura nga britanikët Shqipëria ishte destinacioni më i prenotuar
për shkak të pamjeve mahnitëse.
Ndërkohë
një nga angjencitë ndërkombëtare të udhëtimeve, “Walks Worldwide”, për
këtë vit ka shtuar dy data të tjera drejt Shqipërisë, pas kërkesës së
jashtëzakonshme për udhëtime drejt Bjeshkëve të Nemuna. Përgjegjësi për
hulumtimin dhe krijimin e “Walks Worldwide Trekking”, “Mark
Knowles”komenton se Shëipëria është surpriza e vërtetë më e madhe për ne
për këtë vit, duke shtuar se kërkesat për udhëtime drejt këtij vendi
janë të larta. Malet janë spektakolare, të pandotura dhe të
padepërtueshme. Kjo zonë e largët e Europës mund të krahasohet lehtë me
destinacionet më të largëta dhe ekzotike sikurse ecjet në rajonet e
Himalajës, komenton agjencia.
Për
2012, Shqipëria është vlerësuar në vendin e parë për turizëm nga një
prej revistave dhe guidave turistike më të mëdha të SHBA, “Frommer’s”.
Në një listë të publikuar sëfundmi revista shkruan se Shqipëria është
destinacioni më i mirë në të gjithë botën për tu vizituar këtë vit.
Raporti cilësi-çmim jep mundësinë për pjesën më të madhe të turistëve
për të vizituar mrekullitë e rivierës shqiptare shkruan kjo media.
Revista amerikane e cilëson bregdetin shqiptar si një bukurit natyrore
me një diferencë të madhe nga ajo kroate për qetësinë që të ofron dhe
koston e ulët. Plazhet me rërë të bardhë, ujërat e kristalta, fshatrat
me shijen tipike të Mesdheut, shkruan “Frommer’s” e bëjnë atë të jetë
ndryshe. Ekspertët e turizmit thonë se në Shqipëri është më e lehtë të
kryesh aktivitete në hapësirë shkruan revista amerikane, duke përmendur
eksplorimet malore, pishat, ullinjtë e kështjellat mesdhetare.
“Frommer’s” e ka konsideruar Borshin si një nga vendet më të nxehta ku
mund të zbulosh përveç plazheve edhe objekte antike të romanëve, grekëve
e venecianëve.
Por vendi i vogël i
Ballkanit është një nga më të kërkuarat për udhëtime për vitin 2012 . FT
e ka quajtur Shqipërinë si një nga prespektivat më interesante për
udhëtimet emergjente. Gjithashtu vendi ynë është nominuar nga “Travel
MSN”, si një nga denstinacionet më të nxehta për këtë vit.
Cox&Kings, një nga shoqëritë më të vjetra të udhëtimeve në botë e ka
pozicionuar Shqipërinë në vendin e katërt për këtë viti në listën e
tyre prestigjoze. Sipas kësaj agjencie peizazhi shqiptar përshkruhet si
një bukuri që vret, malet të egra, plazhet e pandotura me rërë të bardhë
por edhe vargmalet të mistershme.
“Travel
MSN” shkruan se bota po zgjon ngadalë potencialin natyror dhe historik
të këtij vendi. Por për tu theksuar është edhe fakti se fqinjët tanë
italianët sipas agjencisë “Viaggi news”, kanë nisur prenotimet e parë
qysh në fillim të vitit për të kaluar pushimet në 2012-ën. Shqipëria dhe
Kroacia janë nga më të përzgjedhurat në Europë. Siç trensmeton ABCNews,
ata kanë vlerësuar jo vetëm bregdetin dhe natyrën e virgjër të
Shqipërisë por edhe sitet arkeologjike dhe fshatrat piktoreskë ku mund
të zhytesh në zbulime të traditave të bukura lokale.
Nessun commento:
Posta un commento