Search

Loading...

Translate

12 June 2012

Kujdes me ushqimet ne periudhën e Verës





Kujdes me ushqimet ne periudhën e Verës! Ndotje dhe në restorante luksi

Publikuar: Qershor 10,2012 - 13:34

Tiranë - 
Nuk duhet të nisesh më të zgjedhësh vendin ku drekon apo darkon nga luksi, që ofrojnë restorantet, pasi dhe në disa prej tyre mund të konsumosh ushqime, që përmbajnë mikrobe. Gjatë verës mënyra se si mbahen produktet ushqimore kthehet në problem. Edhe pse është e nevojshme jo të gjitha produketet e restoranteve apo fast-foodeve mbahen në frigoriferë këtë kanë konstatuar inspektimet e drejtorsë së higjenës. Një pjesë e mostrave të ushqimeve të marra nga ta kanë rezultuar me ndotje bakteriale.

"Të gjitha ushqimet në rast se nuk ruhen në kushte frigoriferike dhe nuk plotësojnë kushte higjeno- sanitare, absolutisht që janë të rrezikshme. Por rrezik të lartë janë ushqimet që shërbehen si fast-food, ushqime të shpejta të cilat vërtetë këto ditë jemi në një aksion në të gjithë territorin e Tiranës, duke marr dhe analizat e vajrave që përdoren për gatim. Ka dhe restorante të cilat vërtetë mund të quhen si restorante luksi, që në kontrollet tona kanë dalë me ngarkesa bakteriale", thotë Mëhill Gecaj, drejtor i shëndetit Publik, Tiranë.

Për të garantuar një shëndet më të mirë për qytetarët, drejtora e shëndetit publik, ka dyfishuar këtë javë kontrollet dhe kanë vendosur gjoba, por dhe kanë paralajmëruar disa subjekte për mbyllje aktiviteti. Gecaj thotë se dënim me gjobë nuk kanë marrë vetëm për mungesë të lejës higjeno-sanitare, por dhe për tregëtim të produkteve që përmbanin mikrobe.

"Vetëm për sa i përket sektorit i cili merret me kontrollin e sigurisë dhe higjenës ushqimore, janë kontrolluar dhe 435 objekte javën që kaloi, të cilat për moszbatim të detyrave të lëna janë marr 19 masa administrative të dënueshme me gjobë, vetëm për javën e kaluar, kontrolli vazhdon", vijon Gecaj.

Sipas specialistëve të shëndetësisë, të vegjlit dhe moshat e treta janë më të predispozuar të shfaqin komplikacione nga konsumimi i ushqimeve të pasigurta. Kryesisht helmimet dhe diaretë janë më të shpeshtat në këtë sezon, ndaj dhe këshillojnë, që mos blejnë më produkte që nuk mbahen në frigorifer. Produktet shtazore, pijet apo dhe akulloret janë ato që dekompozohen më tepër nga temperaturat e larta.

Julia Bardhushihttp://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/39925

No comments:

Post a Comment