Search

Loading...

Translate

15 May 2012

Galeria Kombëtare e Arteve Tiranë, albania

Galeria Kombëtare e Arteve Tiranë

Galeria Kombëtare e Arteve u themelua në vitin 1954, dhe u transferua në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në vitin 1974. Galeria Kombëtare e Arteve është institucioni më i rëndesishëm i arteve pamore në vendin tonë.
Këtu ruhet koleksioni Kombëtar i arteve pamore , duke filluar nga gjysma dytë e shek. XIX e deri në ditët tona.
Ky koleksion përbëhet nga vepra të periudhës së  Rilindjes  Kombëtare dhe Pavarësisë (1883 - 1944), një koleksion ikonash që i përket shek. XIII - XIX, koleksioni më i madh i pikturës dhe skulpturës së periudhës së Realizmit Socialist (1944-1990) , pavioni i artistëve të huaj, si dhe një koleksion i artit bashkëkohor kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në katin perdhes organizohen  ekspozita të përkohshme, kryesisht për artin  bashkëkohor.
Disa nga ekspozitat e përvitshme më të rëndësishme që organizohen janë Konkursi  Ndërkombëtar i Fotografisë Artistike "Marubi" dhe Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Pamore "Onufri ".  Çdo dy vjet organizohet " Bienalja e  Tiranës ", një nga manifestimet më të mëdha të artit bashkëkohor në nivel ndërkombëtar. 
Gjithashtu  në Galerinë Kombëtare të Arteve, bëhet  promovimi i artistëve, shoqatave ose grupeve të ndryshme artistike nga vendi dhe bota.
Në katin e parë dhe të dytë ekspozohen vepra nga fondi kombëtar, të ndara këto sipas periudhave historike, ose në bazë të koncepteve artistike që synojnë rivlerësimin në kohe të vlerave që bart ky institucion, për t’ia paraqitur ato publikut në mënyrë  cilësore.
Sot në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhen rreth 4000 vepra.

No comments:

Post a Comment