06 gennaio 2015

Restaurimi i ‘Termave antike’ me interes të madh turistik për Durrësin

Termat antikeTIRANE, 6 Janar/ATSH-Almarina Gegvataj/-Termat Romakë të Durrësit janë një nga monumentet më të rëndësishme të periudhës antike të qytetit.
Ato dëshmojnë për një histori  dhe mënyrën e jetesës të një qyteti të fuqishëm e të pasur dhe paraqesin një interes të madh turistik për Durrësin.
Nje grup specialistësh të Drejtorisë Rajonale e Kulturës Kombëtare të Durrësi (DRKKD), i përbërë nga arkitektë, inxhinierë e arkeologë, po punojnë për përgatitjen e një projekti për restaurimin e Termave antike, në mënyrë që ky monument aq interesant, të jetë i vizitueshëm dhe tërheqës për vizitorët e shumtë, në një kohë sa më të afërt.
Duke qënë se Termat ndodhen në themelet e Pallatit të Kulturës, për shkak të lagështirës dhe të mungesës së dritës, ato kanë nevojë për ndërhyrje dhe mirëmbajtje, përveç ndriçimit dhe pajisjes me tabela, orientime dhe përshkrime. Një projekt i denjë për Termat e Durrësit, i realizuar në kohën e duhur, do ta rriste ndjeshëm interesin turistik të qytetit, duke iu shtuar një guide të pasur, e cila përfshin për sezonin veror, tashmë edhe Muzeun Arkeologjik të rinovuar.http://www.ata.gov.al/restaurimi-i-termave-antike-me-interes-te-madh-turistik-per-durresin-209421.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate