25 gennaio 2015

Ndotje në vijën bregdetare nga Semani në Vjosë

ndotjetTIRANË, 24 Janar / ATSH/  – Ndotja e vijës bregdetare nga Semani deri në grykëderdhjen e lumit Vjosë, është një shqetësim për florën dhe faunën e kësaj zone. Sezoni turistik veror nuk eshte shume larg, nderkohe qe mbetjet vazhdojne te depozitohen në plazhet e Semanit dhe të Vlorës.
Kryesisht janë mbetje plastike dhe hidrokarbure. Mbetjet janë shkarkuar në det nga lumenjtë Vjosë dhe Seman gjatë kohës së reshjeve, ku gjatë vërshimit kanë sjellë në det mbeturinat që hidhen përgjatë luginës së tyre nga banorët e zonave ose njësitë vendore që ndodhen përgjate lumit.
Por, veç mbetjeve urbane, në det janë shkarkuar edhe mbetje hidrokarburesh nga kompanite e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës që operojnë në zonat Patos-Marinëz dhe Ballsh. Sa herë ka reshje shiu ato e shfrytëzojnë fryrjen e lumenjve për të shkarkuar mbetjet hidrokarbure.
Ndonëse janë gjobitur për këto veprime të paligjshme, që shkaktojnë dëme të mëdha në florën dhe faunën e kësaj zone, sërish ato vazhdojnë të derdhin këto mbetje të dëmshme. /a.ke/http://www.ata.gov.al/ndotje-ne-vijen-bregdetare-nga-semani-ne-vjose-215182.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate