11 gennaio 2015

Gjirokastër, tradita e artizanatit shqiptar promovohet në internet

10 Janar 2015 - 12:56
 GJIROKASTËR - Promovimi në internet i produkteve artizanale dhe suvenireve turistike, po sjell zgjerim të tregut jo vetëm vendas por edhe të huaj. 

Kështu shprehen specialistët e trashëgimisë kulturore në Gjirokastër ndërsa kërkojnë mbështetjen e nismave në fushën e artizanatit dhe mjeshtrive tradicionale. 

Nismat e organiziura për promovimin online të produkteve karakteristike, do të mundësonin përfshirjen e traditës shqiptare në tregjet e turizmit dhe prodhimeve artizanale në vende të ndryshme të botës, shprehet për A1 Report Mirela Koçi, iniciatore e disa nismave në këtë drejtim. 

gjirokaster punimet

Falë cilësisë së punimit suveniret e realizuara nga artizanët gjirokastritë, kanë zënë një vend të veçantë në tregjet turistike në Greqi apo Maqedoni. 

Ndërkohë një interesim në rritje konstatohet edhe nga turistët e huaj që mbërrijnë në Gjirokastër për tërheqjen e suvenrireve turistikë.

”Ideja është që ne ti bëjmë të aksesueshme këto produkte për tu tregtuar online, duke qenë se ka një interes shumë të veçantë për produktet shqiptare sidomos ato të tekstilit, të përpunimit, produktet tradicionale që bëjnë gratë e zonave rurale por me të njëjtën rëndësi shihen punimet e gurit, të drurit, mozaikët,”-vijon Koçi.

gjirokaster punimet

Turistët që vizitojnë Pazarin Karakteristik, nuk rreshtin së kërkuari punime artizanale të gdhendura në dru e të skalitura në gur, tekstil me motive Gjirokastrën, apo të rrahur në hekur.

gjirokaster punimet


Redaksia Online(Shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/gjirokaster-tradita-e-artizanatit-shqiptar-promovohet-ne-internet-264796.html#sthash.LePXumoy.dpuf 

,

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate