09 dicembre 2014

Turizmi i aventurës dhe ATTA

DTIRANË, 9 Dhjetor / ATSH / – Turizmi i aventurës sot nuk është më  vetëm  dëshirë e atyre që e pelqejnë dhe e ushtrojnë  atë, por edhe objektiv i  Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Relievi malor dhe detar i Shqipërisë, i cili ruan ende natyrën e virgjër, e bën vëndin tonë një zonë me potencial të madh investimi për sa i përket turizmit të aventurës.
Në kuadrin e familjarizimit të operatorëve turistikë të huaj, Drejtori i Përgjithshëm i “Adventure Travel Trade Agency (ATTA)”, Christopher Doyle, së bashku me operatorë turistikë prestigjozë të huaj, organizuan një udhëtim 9-ditor, ku përshkuan zona të Ballkanit Perëndimor në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Pas përfundimit të udhëtimit, u publikuan 3 video promovuese për rajonin, ku përfaqësues të operatorëve turistikë, si edhe drejtori Doyle, japin përshtypjet e tyre për rajonin dhe potencialin e tij të turizmit aventuresk.
Edhe  Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare, i cili në kuadrin e strategjisë së turizmit aventuresk, shprehet se në vend të një turizmit në masë do të shënjestrohet tërheqja e atyre turistëve, të cilët janë të interesuar ndër të tjera edhe për kulturën dhe traditat e një vendi.aventura4
Anëtarët e “ATTA”-s përfaqësojnë mbi 900 sipërmarrje të përgjegjësshme fitimprurëse, destinacione dhe media, që transformojnë konsumatorët dhe sipërmarrjet në avokatë të drejtësisë së qendrueshme në mbarë botën. Ata shtrihen në të 6 kontinentet, në më shumë se 60 vende, qê përfshijnë operatorë turistikë, organizata të marketingut të destinacioneve turistike, bordet e turizmit, agjentët e udhëtimi etj.
Çfarë e bën një vend të veçantë për turizmin e aventurës vendin tonë dhe krejt Ballaknin? Ka shumë faktorë si natyra e bukur dhe e pa eksploruar tërësishtë, historia, kultura, gojdhënat dhe mitet, por edhe vullneti ballkanas për të lënë mënjanë dasitë dhe për të parë nga e ardhmja.
aventura5Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare shprehet: “Jemi nga vendet e pakta të mbetura, që ruajmë një vijë bregdetare të vigjër. Në këto zona duhet të vimë me një mendje të hapur, duke i konsideruar ato për udhëtarin e kulturuar dhe jo si zona për fushata marketingu për turizmin në masë”.
Drejtor i përgjithshëm i “ATTA”-s, Christopher Doyle është shprehur se: “Ky rajon është një gur i çmuar kulturor i fshehur nga bota. Këtu kemi mësuar nga njerëz, prej të cilëvë në mësimet tona të historisë jemi trajnuar t’i kemi frikë. Këtu, në këtë rajon, frika fashitet. Njerëzit këtu janë të hapur, miqësor dhe flasin për bashkëjetesën, pavarësisht përkatësive të tyre fetare. Ka një pasuri këtu, që mendoj se shumë njerëz do të dëshironin shumë ta përjetonin”.
Ka një zonë pak të njohur që rrallë herë është përjetuar; e veçante, e virgjër dhe autentike. Kjo zonë është Ballkani Perëndimor.
Aventura nuk është thjesht zbulimi i botëve të reja, por është gjithashtu edhe zbulimi i limiteve tona dhe asaj që na bën të ndihemi të gjallë.
Banorët e zonës i njohin shumë mire natyrën, historinë dhe traditat e tyre dhe janë shumë krenarë për to. Këta njerëz mund të shoqërojnë turistët, duke u dhënë mundësinë për të përjetuar kulturën e zones.avent3
Presidenti i operatorit turistik “Austin Adventure”, Dan Austin që vizitoi Shqipërinë tha se: “Ka diçka për çdo lloj turisti që kërkon aventurën, si udhëtime epike, ku shpenzon shumë kalori dhe përshkon kilometrat të tërë. Më pas ke mundësinë të pushosh në një hotel me 4 yje. Vizita e një anije të mbytur nga koha e Luftës së Dytë Botërore, pak të njohur dhe jo shumë larg bregdetit shqiptar, si edhe ajo që na thanë për historinë e saj, ishte diçka fenomenale”.
Aventura është  është një mënyrë për t’u larguar, një mënyrë për të çuar deri në kufij veten tënde. Nuk është thjesht si të thuash të shkosh dhe të bësh një foto afër Big Ben-it. Bukuria është tek ajo që nuk është zbuluar dhe bëhet fjalë për të eksploruar atë që nuk është eksploruar. Ky është padyshim vendi për turizmin e aventurës.
Pak vende i rezistojnë sprovës së kohës. Por ka një rajon në botë, ku historia nuk është harruar kurrë, ku mbretëritë e para shumë shekujve vazhdojnë të jetojnë  dhe ku rrënojat ushtarake të një të kaluare jo shumë të largët qendrojnë si një kujtesë se tashmë është kohë paqeje. Ka një rajon në këtë botë që është sa i lashtë, ashtu edhe i ri; një visar i paprekur, që pret të eksplorohet.
avent2Ballkani Perëndimore ka brenda vetes një misticizëm ku lindja takon perëndimin. Ka qenë pjesë e histories së Luftës së Ftohtë, gjë që nuk na ka lejuar as edhe të shohim këtë rajon për një kohë të gjatë. Kështu pas rreth 20 vitesh dhe pasi konfliktet më të vonëta kanë mbaruar, Shqipëria  po  shfaqet në Europë si një diamant i sapo nxjerrë.
Shumë njerëz nuk e dinin se zona arkeologjike apo historike të tilla ekzistonin në Europë apo në Ballkan dhe në Shqipëri. Ka shumë vende të fshehta si këto që duhen zbuluar dhe promovuar.
“Nuk duhet të harrojmë se këtu kemi me mijëra e mijëra vjet histori. Këta njerëz kanë kaluar shumë peripeci. Tashmë nëse promovojmë turizmin në mënyrën e duhur, atëherë përmirësohet ekonomia dhe vëmendja e botës ndaj nesh”, vë në dukje Tare.
Ky është një rajon që ka kaluar vite të tëra konfliktesh, por me një kulturë dhe traditë të pasur. Dhe vazhdon të jetë i virgjër dhe autentik. Është koha për të vizituar Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë./a.g/http://www.ata.gov.al/turizmi-i-aventures-dhe-atta-203425.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate