09 novembre 2014

TURIZËM – Puka – Parajsa e fshehur e veriut per tu vizituar ne 2015

FOTOJA-Intervistë për ATSH-në e alpinistit të Everestit, Xhimi Begeja: Mesazh nga Puka për turizmin malor-
TIRANE, 8 Nentor/ATSH-Almarina Gegvataj/-Aty ku ka tokë të mirë, ujë të bekuar dhe ajër të freskët, aty edhe njerëzit janë të tillë gjë të cilën e ka Puka. Kështu e nis intervistën për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Kryetari i Shoqatës Dajti Alpino-Turistik, alpinisti i Everestit, Xhimi Begeja, i cili prej vitesh investon në këtë qytetet me qëllimin e vetëm, promovimin e vlerave turistike, arkeologjike dhe kulturore.
Për herë të parë Shqipëria – Puka – Shoqata Dajti morën notën 10-të për prezantimin në Panairin botëror të turizmit të Aventurës, mbajtur në fund të muajit shtator në Paris, me mbështetjen edhe të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.panairi4
Puka u radhit përpara turistit francez në prezantimin e vendit të vet përkrah shteteve si, Amerika, Brazili, Australia, Argjentina, Rusia, Kina, Maroku, Irani, e shumë vende të tjera me potencial turistik të pakrahasueshëm në zhanrin e turizmit të aventurës.
Të dy alpinistë të njohur tashmë, baba e bir, Xhimi dhe Mateo Begeja, që në vitin e 100-të të Pavarësisë u ngjitën në majën më të lartë të botës, Everest, janë vetë udhërrëfyesit e turistëve në rrethin e Pukës.
EverestPër prezantimin e turizmit pukjan ata u vlerësuan nga organizatorët në Festivalin botëror të turizmit të aventurës në kryeqytetin francez.
Ata mbajtën  një kumtesë, të shoqëruar edhe nga një video duke përshkruar historikun e Alpinizmit shqiptarë dhe çfarë mundësish ofron Shqipëria në zhvillimin e turizmit të aventurës të gërshëtuar edhe me turizmin kulturor, veçanërisht në rrethin e Pukës.
Puka-“Parajsa e Fshehur e Veriut”
“Hidden Paradise of North”,  “Parajsa e Fshehur e Veriut”- keshtu e quajtëm dhe kështu do të mbetet ky vend, shprehet Xhimi Begeja në intervistën për ATSH-në.Begeja ne Paris
“Është një nga vendet më të pashkelura nga njerëzit në barrierën e alpeve të Shqipërisë që fillon me traditën, arkeologji në shpellë, natyrë e ujë të të kristaltë, aventure, not, banjo dielli në alpe, kuriozitete dhe së fundmi ushqim tradicional dhe bio”, e përshkruan Begeja me pak fjalë Pukën, ofertë të cilën ua bën miqve por edhe atyre që ende nuk e kanë eksploruar.
panairStenda e Pukës, e pasur me informacione, broshura, fotografi, veshje popullore, punime artizanale dhe prodhimet bio, ngjalli interesin e francezve, që në memorien e tyre, siç tregon Begeja, kishte mbetur Shqipëria e para 30 viteve.
“Të përfaqësosh Shqipërinë përpara turistëve francez për herë të parë, ishte një përgjegjësi e madhe dhe pak e vështirë pasi përballesh edhe me çudinë e tyre.Por në bashkëbisedimin që patëm me shumë turistë, ata na treguan se Shqipërinë e kishin vizituar në kohën e sistemit të kaluar. Por sigurisht që ne promovuam vlerat dhe potencialet e pazbuluara të vendit tonë duke u munduar të ndryshonim edhe mentalitetin e francezëve ndaj vendit tonë. Sigurisht që dita e parë atje qe dita e kureshtjes, dita e dytë ishte dita e ngrohtësisë ndërsa në ditën e tretë na u ofrua mikpritja edhe me verë të ofruar nga organizatorët dhe pjesmarrësit. Ata mbetën të suprizuar nga prezantimi ynë”, tregon Begeja.panairi12
Ai rrëfen më tej se pjesmarrësit në këtë panair u mahnitën nga bukuria alpine e Pukës. “Në stendën e Pukës kishim traditën, prodhimet tradicionale. Bukuritë natyrore i prezantuam edhe nëpërmjet një vidioklipi, vecanërisht liqenin e Komanit dhe disa elementë karakteristike që ka ky liqen me disa shpella dhe lugina të veçanta, me një oaz të bukur që është në grykëderdhjen e lumit të Shalës që bashkon Thethin me ish-lumin e Drinit ose me liqenin e Komanit. Natyra pukjane ështe tillë që kënaq të gjitha moshat, që nga fëmija deri tek i moshuari dhe ne aty shpalosëm aventurat e ndryshme që mund të bëhen, duke filluar që nga biçikletat, nga kanionet, ecjet në male,  alpinizmi gjatë periudhës së verës por edhe skitë gjatë periudhës së dimrit”.
panairi1“Punuam gjatë për të shprehur, ngrohtësi, vlerësim, mirënjohje, respekt për ne, dhe më së fundmi turistin francez që theu akullin e mentalitetit të një trashëgimnije që vendi ynë vizitohet nga francezët.Ne nuk jemi më në diktaturë por ka liri. Dua të falenderoj francezin z. Berenger Thibaut i cili e tregoi veten se është më shqiptarë dhe Pukjan se unë, i cili bëri një prezantim shumë të mirë. Dhe se fundmi të gjithë organizatorët francezë të panairit të cilët na privilegjuan duke na vendosur në hyrjen kryesore. Tani një gotë birrë me kërminj në bulevardin e Parisit, për të festuar suksesin e parë në llojin e vet”, ishin këto fjalët e Xhimi Begeja në kumtesën e mbajtur në këtë festival aventure.
Klima kurative e Pukës-Vend i duhur për ndërtimin e një Sanatoriumi
Migjeni e deshi Pukën dhe këtë e dëshmoi duke e zgjedhur për të punuar si mësues. PISHA
Por sanatoriumi natyror i Pukës do të bëhej shkak për shpërthimet e tij poetike. Ndonëse Migjeni vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, klima e Pukës do ta qetësonte sa u bë shkak që geni i tij poetik të shpërthejë në përmasa vullkanike.
Ai jetoi në Pukë në një periudhe kohore nga jeta e tij e shkurtër, si pasojë e sëmundjes së rëndë në mushkëri. Dhe shumë studiues e analistë e kanë pranuar faktin se periudha e qëndrimit të tij në Pukë është periudha e artë e lulëzimit të artit të tij.
komani3E prandaj do ishte më vend të nënvizojmë se Puka është edhe destinacioni i duhur ku po mendohet të ndërtohet një sanatorium.  Por për gjithë ata që duan të zgjerojnë mushkëritë dhe të përmirësojnë metabolizmin me aromën e pishave dhe klimën malore, këtë ua ofron Puka.
Begeja na thotë se një numër i konsiderueshëm turistësh e frekuentojnë jo vetëm për bukuritë natyrore por edhe për ajrin e pastër dhe pa ndotje, larg zhurmave që si rrjedhoje karakterizohet nga një qetësi shplodhëse.
Bust për Migjenin
Sikurse është shprehur kohë më parë edhe mbesa e poetit, Anxhela, “Puka dhe njerëzit e saj e bënë Migjenin mësues dhe poet. Puka i dha atij çfarë pati, Migjeni i la asaj si trashëgimi, shpirtin e tij poetik duke mbetur një binom i përjetshëm.Migjeni
Për këtë arësye, alpinisti Xhimi Begeja, me mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë Pukë, Beqir Arifi në bashkëpunim me biznesmenë dhe komunitetin pukjan kanë ngritur një grup punë për mbledhjen e disa fondeve me qëllim,  vendosjen e bustit të Migjenit.
Në Pukë janë dy muze , një për arsimin, që mban emrin e Migjenit të madh të letrave shqipe dhe një për etnografinë, që janë të vizitueshem dhe me mjafte interes, por Begeja nënvizon se ngritja e një busti do ti jepte vendin e meritura Migjenit të të gjitha kohërave.
 Ti tregojmë të tjerëve potencialet e vendit tonë
Për në Pukë shkohet shumë lehtë, gjysma e parë rrugës është ajo që të çon në Shkodër por pas një orë udhëtim tek kthesa e Vaut të Dejës, makina merr djathtas, dhe pamja që të shpaloset është e rrallë.
Një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, mbulesa të dendura pyjore me sipërfaqe të eroduara, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë.
Këtu jeton një popullsi vitale dhe me një histori të pasur, që dëshmohet nga prania e qendrave arkeologjike, kalatë, gjurmët e mureve ilire, shpellat si dhe me një kulturë shpirtërore që shprehet në traditat e zakonet, në këngët e vallet popullore aq të bukura të kësaj treve.
Spella e MurgjeveI pyetur se sa e shikon perspektivën e turizmit jo vetëm të aventurës, në Pukë, sportisti Begeja shprehet se dikur ka qënë vetëm deti, por tashmë mentaliteti po ndryshon ky po frekuentohen si deti dhe mali. “Me keqardhje mund të them se ne nuk kemi arritur akoma standardin e Evropës që është mali pastaj deti sepse në Evropë, 70% të pushimeve i bëjnë në mal dhe 30% në det, shifra këto të të përcaktuara, por dua të nënvizoj se Puka me natyrën e saj, ka perspektivë sikurse në gjithë shqipërinë Shqipëria. Turizmi malor por shënon një një hov”. Por për këtë, sipas tij, duhen politika të ndryshme për ta ofruar qytetarin në mal ndërsa e konsideron fatkeqësi që populli ynë nuk e njeh aq sa duhet vendin e vet.
Puka si qendër e veriut
Puka ka një sipërfaqe prej 1034 km2, thuajse e tëra terren malor me lartësi mesatare nga 787 m mbi nivelin e detit te cilat variojnë nga 300-2000 m mbi nivelin e detit.
Ndodhet në një pozicion në qendër të Shqipërisë së veriut dhe kufizohet në veri me Tropojën, në veri lindje me Hasin, në lindje me Kukësin, në jug me Mirditën, në jug perendim me Lezhën, dhe në perëndim me Shkodrën. Në të kalojnë edhe rrugët: Shkodër – Pukë – Kukës – Prizren; Shkodër – Pukë – Tropojë; Tiranë – Fushë Arrëz – Pukë; si dhe rrugët ujore nga Komani dhe Fierza. Kjo është arsyeja thotë Begeja, që Puka mund të bëhet një vend shumë tërheqës për turistët mjafton që ta promovojmë atë.KOMANI
Sipas tij,  në tre katër vitet e fundit ka edhe një rritje të konsiderueshme të turistëve, por kryesisht ata të aventurës, me motorra, biçikleta, foristrada që lëvizin dhe rrinë dy-tre netë ekspolorojnë Pukën dhe vazhdojnë rrugën për në Valbonë.
Në këtë intervistë për ATSH-në, Xhimi Begeja promovon edhe shpellat e Pukës.
“Një nga shpellat kryesore është ajo e Murgjëve që në  në gjuhën tradicionale quhet e Kaurrëve,  rrënojat e të cilave datojnë rreth viteve 1200.
paradis a komani (47)Por vullnetarisht dhe me apasionantë të kësaj fushe, kemi shkuar ta rregullojmë dhe ta pastrojmë por për të vazhduar më tej nuk mund të vëjmë dot dorë pa specialistët e monumenteve të kulturës”, thotë ai. Ai tregon se Puka ka jo pak, por rreth 50 shpella kryesore përgjatë liqenit të Komanit por që për zbulimin e tyre duhet impenjim institucional.
Shpellën e “Murgjeve” ose  e “Kaurrit” është rreth 80 m e gjatë e ndarë në dy kate. Ajo ç’ka e bën edhe më të veçante këtë shpellë është hyrja nga liqeni, ku mund të dallohen disa mure të vjetra të ndërtuar nga murgjit.
Në këtë udhëtim, përballësh me një spektakël të vërtetë natyrorë pasi një shpellë tjetër po si ajo e Kaurrit është edhe Shpella e Shqelit. Pranë këtyre shpellave, natyra të ofron një tjetër mrekulli, liqenin madhështor të Komanit, me ata fjordet e vegjël piktoreskë që bashkohen dhe zbusin grykëderdhjet e përrenjve që zbresin zhurmshëm nga alpet.paradis a komani (89)
Një nga atraksionet kryesore në këtë rreth është edhe alpinizmi me një ekip të specializuar, prej të cilit kanë dalë mjaft alpinistë të shquar. Disa prej tyre kanë marrë pjesë edhe në aktivitete ndërkombëtare, sic është  Perparim Laçi, pjestar i ekipit shqiptar që është ngjitur në Himalajë në vitin 2004. 
Bujaria e sofrës pukjane
Jo vetëm mozaiku i mjedisit natyror që ia shtojnë bukurinë si bjeshkët e Tërbunit, Krrabit dhe Munella nga 1400, 1680, deri ne 1991 metra  përbën një ofertë turistike të veçantë,  por edhe ushqimet bio që të ofron Puka të gatuara nga amvisat e zonave si Flija,Maza,Lakrori, Mishi i pjekur në prush, Helli e shumë ushqime të tjera tradicionale që ndërthuren me bylmetin e cilësisë së lartë apo mjaltin kurues e të pazëvëndësueshëm, po ashtu dhe  kërpudha, reçel nga më të ndryshmit si reçel kumbulle, fiku, molle etj.
hoteli8Këtu çdo kush do përballet me mikpritjen e Hotel Turizmit të Pukës, me përkushtimin e veçantë të Xhimi Begeja dhe të Haneve e bujtinave përreth tij.
Dhe turisti ka çfarë të zbulojë në Pukën, kryeqëndrën e veriut edhe falë Zyrës së Informacionit Turistik e ngritur nga vetë Xhimi Begeja i cili prej vitesh është një guidë për turistët.
Beer Houz Puka  është pjesë e Hotel Turizëm Puka, ku prodhohet Birra Puka nga teknologu Halit Sina nën konsulencen e herë pas hereshme të teknologut hollandaz Rikers Braun.birra puka
E paster teknologjikisht dhe akoma me e shendetesheme edhe sikur te pish edhe birre te pa filtruar, qe me gjuhen teknike quhet “krudo”. E freskët dhe pa konservantë, por meritë të veçantë për shijën e saj të mrekullueshme e ka uji i freskët dhe i pastër i burimeve të zonës së Pukës.

komani1Nuk ka qenë vetëm ekzotika, por edhe bukuritë e rralla, që kanë çuar në Pukë, në zemër të Malësisë së Veriut, udhëtarë të huaj si Nopça, Edit Durham, Rose Lain, por edhe shumë shkodranë gjatë shekullit të kaluar që zgjidhnin këtë rreth për të pushuar.http://www.ata.gov.al/puka-parajsa-e-fshehur-e-veriut-195125.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate