26 novembre 2014

Oroshi si potencial turistik, në syrin e turistëve edhe ish-burgu i Spaçit

MIRDITE- Nga ish-burgu i Spaçit tek burimet nën dhe mbitokësore, Oroshi në Mirditë shihet si një potencial për zhvillimin e turizmit në të gjitha stinët e vitit. Këto fakte kanë tërhequr edhe zv/ambasadoren Gjermane në Shqipëri Anke Holstein që së bashku me një delegacion gjerman vizituan këtë zonë. Holstein është njohur me burimet e mundshme për zhvillimin e zonës siç janë mineralet e bakrit, bazaltit, perpunimi i drurit, blegtoria, gurët dekorativ si dhe turizmi kulturor e historik.
 
Zëvendësambasadorja gjermane Anke Holsten ka deklaruar gjatë takimit në Komunën e Oroshit se ish-burgu i Spaçit është një element tejet i rëndësishëm për të cilin Gjermania mund të japë kontributin e saj, dhe se do të ketë në agjendën e ndërmarra promovimin e kësaj zone.
 
“... Ne morëm një prezantim lidhur me potencialet e zhvillimit në këtë zonë, por kjo natyrisht është e rëndësishme që ta shohësh dhe me sytë e tua. Nuk është ende shumë e thjeshtë që bizneset gjermane të investojnë në Shqipëri sepse ka mbetur edhe një bazë themelore e përafrimit me Bashkimin Evropian. Kur këtu të funksionojë sistemi i drejtësisë si në vendet evropiane dhe bizneset gjermane do vinë me shume kënaqësi për të investuar këtu. Ajo çfarë pashë është që për burgun e Spaçit ka nevojë të bëhet shumë por ne duhet të japim kontributin tonë për ta kthyer në një muze”, tha Anke Holsten.
 
Nga ana tjetër kreu i Komunës Orosh Aleksander Lala ka bërë të ditur se Promovimi i zhvillimit ekonomik dhe turistik në Orosh përputhet me planet e zhvillimit rajonal dhe atij kombëtar e ku sigurisht gjermania është tejet e mirëpritur për të investuar.
 
Vizita në Orosh të Mirditës e përfaqësuesve të Ambasadës Gjermane në vendin tonë ka vijuar në ish-burgun famëkeq të Spaçit ku kanë parë nga afër këtë monument të kujtesës shqiptare, për të cilin është treguar interes të veçantë për të dhënë kontributin për kthimin e tij në një muze.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/oroshi-si-potencial-turistik-n--syrin-e-turist-ve-edhe-ish-burgu-i-spa-it-255285.html#sthash.JIDcmXOr.dpuf,

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate