27 ottobre 2014

Turizmi malor- Alpet shqiptare, konkurruese me vendet e Evropës

mal1TIRANE, 26 Tetor /ATSH/-Shqipëria ofron vende të mrekullueshme edhe për turizmin malor,  ku padyshim Alpet shqiptare konkurrojnë me ato të vendeve Evropiane për veçoritë e relievit  që ndërthuren me bukuritë e radha  natyrore.
Operatorët turistik shprehen se, turizmi malor gjatë viteve të fundit po njeh rritje të vizitorëve të shumë në zona të ndryshme të vendit.
Sipas tyre , përmirësimi i më tejshëm i infrastukturës po rrit më shumë interesin e turistëve për vendin tonë si dhe po shton interesin për investime private në këto zona.
SIpas Ministrise se Turizmit, pikat më veriore të vendit edhe këtë vit kanë nisur të frekuentohen. Freskia, qetësia, por më tepër bukurite që ato ofrojnë për të gjithë vizitorët janë tërheqëse për një numër të madh njerëzish. Ujevarat, shpellat, lumenjte janë vetem disa nga ato çka natyra u ka falur këtyre vendeve
Pushues nga krahina të ndryshme të vendit, turistë të huaj të apasionuar pas klimes dhe madhështisë së maleve, eksplorues të natyres etj janë të pranishëm në zonat turistike malore të Shkodres. Razma, Thethi dhe Vermoshi janë zonat që presin më së shumti pushues në këtë sezon vjeshte, qofshin këta ditore, disa ditore apo dhe javore.
Razma
razamNdodhet 41 km nga Shkodra dhe 900 metra mbi nivelin e detit, rreze malit te Veleçikut. Rruga e rikonstruktuar, edhe pse e ngushte, ben te mundur që në Razmë të shkohet lehtësisht edhe me makina të vogla.
Në Razmë ka hotele, si dhe shtëpi private që u përkasin familjeve nga Shkodra që shkojnë e pushojnë atje. Ndertimi i shtepive ne Razem nga shkodranet ka nisur qe ne vitet ’20 te shekullit te kaluar.
Ajo eshte nje nga vendet me te bukura dhe me klimen me te shëndetshme të Alpeve. Në mes të pishave, lëndinave, kullotave alpine e peisazheve malore ka mjaft banesa te tipit alpin. Vizitoret e shumte argetohen me ekskursione alpinistike, ndeshje sportive, gjueti etj.
Razma, ndryshe nga zonat e tjera turistike alpine, frekuentohet dëndur ne te gjitha stinet e vitit. Ajo eshte nje pike turistike me vlera kurative per semundje te ndryshme.
Në Razëm ka dhe disa restorante të tjera të vogla, por pushuesit familjare qe frekuentojne rreth 50 shtepite alpine tip vile, me se shumti preferojnë të gatuajne vetë. Ne Razem ka dyqane, ndërsa tregtare ambulante. Rruga 41 km e gjate eshte rehabilituar plotesisht.
THETHI
thethi1Ndodhet rreth 70 km larg Shkodres, në zemrën e Alpeve shqiptare. Per vlerat e tij klimaterike dhe atë të biodiversitetit, Thethi është shpallur Park Kombëtar, i cili është gjithashtu edhe pjese e projektit të përbashket te “Parkut te Paqes”, qe perfshin nje rajon nderkufitar te “Bjeshkeve te Namuna” midis tre shteteve: Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi.
Siperfaqja e Parkut Kombetar përfshin nje areal prej 2 630 hektaresh dhe shtrihet ne nje lartesi prej 600 – 2 570 metra mbi nivelin e detit. Ketu ka një mbulese të dëndur pemesh ku 90% perfaqesohet nga pyjet e dendura të ahut, por dhe panjë, frasher, shkoze etj.
Thethi shquhet për kontrastet e relievit, ujevarave, bimesise se dendur, livadheve e sidomos i ngjyrave. Mjaft terheqese jane burimet e ujerave te Okolit. Rruga për në Theth bëhet kryesisht nga segmenti Shkoder- Koplik- Boge-Theth.
VERMOSHI
vermoshPërbën skajin me verior të vendit . Ai gjendet në një distancë prej 95 kilometrash nga qyteti i Shkodres dhe është pjese e komunes së Kelmendit ku ndodhen dhe fshatra të tjere me potenciale turistike, si: Tamara, Selca, Qapa e Perdolecit, Lepusha dhe veçanerisht Vermoshi.
Nga Shkodra deri në Vermosh udhetimi zgjat 5 orë. Fshati i Vermoshit është i ngritur mbi një fushë malore të krijuar ndryshe lumi i Limit. Ai eshte një lugine me origjine akullnajore, e vendosur ne lartesine 1 100 metra mbi nivelin e detit.
Vermoshi është i njohur  për pemet frutore ku në oborret e shtëpive rriten dru frutore si qershia, kumbulla e zeze, molla dhe dardha. Pushuesve u afrohen shoqerim ne mal dhe shetitje në Bjeshkë, gjueti dhe peshkim. e,xh/f.n/http://www.ata.gov.al/turizmi-malor-alpet-shqiptare-konkurruese-me-vendet-e-evropes-190584.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate