12 ottobre 2014

Turizmi i qëndrueshëm, prioritet për zonat e mbrojtura në rajon ishin temat kryesore të Konferencës së tretë te Parqeve Dinarike

Konference Brijuni
TIRANË, 11 Tetor /ATSH- N.Lena/ –  150 eksperte  nga 13 vende europiane u mblodhën këtë javë në Brijuni të Kroacisë, ku diskutuan se si zonat e mbrojtura dhe trashëgimia e tyre natyrore mund të gjenerojnë përfitime për njerëzit. Konferenca e organizuar nga WWF Adria u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshje mes 60 parqesh të Rajonit të Parqeve Dinarike (14 prej tyre shqiptare) që zotohen te jenë pjesë vitale e rrjetit rajonal. Rëndësia e ngulitjes së konceptit të turizmit të qëndrueshëm dhe zbatimi i tij në zonat e mbrojtura ishin temat kryesore të Konferencës së tretë te Parqeve Dinarike,  zhvilluar  në Parkun Kombëtar te Brijunit. Kjo është hera e tretë që organizata për mbrojtjen e natyrës WWF mbledh drejtuesit, stafin dhe ekspertët nga zonat e mbrojtura të rrjetit te Harkut Dinarik me objektivin për të mësuar, bashkëpunuar dhe  ndarë përvojat.Divjaku
Pas konferencës së vitit të kaluar në Budva, ku u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për zonat e mbrojtura mes  Shqipërisë, Bosnjës -Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë, Kosoves, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Serbisë, konferenca e këtij viti ve theksin në ngritjen e Shoqatës Rajonale të Parqeve Dinarike, e cila do të vazhdojë punën e nisur nga  Parqet Dinarike. Rajoni i Harkut Dinarik zotëron një kapital te tillë natyror që WWF e konsideron me rëndësi globale për biodiversitetin. Ky është territori më i pasur me ujëra në Mesdhe, mban pyllin e virgjër europian, kanionin i dytë më të thellë në botë, për popullatat e kafshëve të mëdha si, rrëqebulli, ariu, ujku dhe më shume se 5.000 specie unike.
Fenomenet natyrore rrallë ndalen në kufij politikë, prandaj mbrojtja e natyrës nuk mund të ndalet në kufijtë tanë shtetërorë. Qëllimi kryesor i kesaj iniciative rajonale është motivimi i vendeve  fqinje për të bashkëpunuar, për të menaxhuar më lehtë dhe me efektivitet zonat e mbrojtura si dhe për të rritur cilësinë e jetës së popullatës lokale përreth tyre“,  deklaroi ministri kroat i Mjedisit,  Mihael Zmajloviç. “Në Kroaci ne jemi krenarë për 8 parqet tona kombëtare dhe prandaj ne po përdorim investimet për te zhvilluar turizmin e qëndrueshëm dhe përmirësuar ekonomitë lokale“.
Parqet“WWF i konsideron zonat e mbrojtura si vendin ku ruhet trashëgimia natyrore e ketij rajoni dhe njerëzit mund të përfitojnë me zgjuarsi prej tyre. Shoqata e Parqeve Dinarike do të ndihmojë zonat e mbrojtura të jenë efektive në arritjen e këtij misioni”,  tha drejtori i WWF Mesdhe, Paolo Lombardi. “Ne të gjithë duhet të punojmë me qeveritë, sektorin e biznesit, shoqërinë civile dhe komunitetet lokale, në mënyrë që njerëzit që jetojnë rreth parqeve mund të përfitojnë nga zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe mbrojtja e natyrës.”
Brijuni është një nga parajsat natyrore të Kroacisë. Këtu janë organizuar takime të rëndësishme historike dhe konferenca e tretë e Parqeve Dinarike synonte të ketë profilin e një ngjarje me rëndësi jo vetëm për Europën Jugperëndimore. /a.ke/ http://www.ata.gov.al/turizmi-i-qendrueshem-prioritet-per-zonat-e-mbrojtura-ne-rajon-182167.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate