31 ottobre 2014

Sa herë keni qenë në Burrel, qendra kryesore e Krahinës së Matit, e cilësuar si një muze i vërtetë arkeologjik dhe djep i lashtë i kulturës ilire

10669298_1556134947936356_3542650768686503067_o
150108_1556134894603028_6421919647834053746_n31/Tetor/2014 Sa herë keni qenë në Burrel, qytetin e vogël në verilindje të Shqipërisë? Me njerëz bujarë, mikpritje, traditë dhe histori . Vetëm 86 km larg kryqytetit, Burreli është qendra kryesore e Krahinës së Matit, e cilësuar si një muze i vërtetë arkeologjik dhe djep i lashtë i kulturës ilire. Janë zbuluar aty objekte që hedhin dritë mbi periudhat historike të zhvillimit kulturor, jo vetëm të trevës së Matit por edhe më gjërë. Në veri dhe në lindje ai kufizohet nga “Lugina e Matit”, në jug me “Përroin e Batrës së Vogël” dhe në perëndim me “Zallin e Gërmanit”.
10345744_1556134867936364_2568574287539041119_nSipas të dhënave historike Burreli, është ngritur mbi fshatin me të njëjtin emër dhe shtrihet në një taracë lumore, që ka pamjen e një pllaje me fushëpamje nga të gjitha zonat dhe fshtrat e krahinës së Matit. Mati mendohet se është vendlindja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një vendas i famshëm i Burrelit ishte Ahmet Zogu, Mbreti i parë i Shqipërisë. Në rrethin e Matit ndodhet një nga 15 parqet kombëtare shqiptare, ai i Zall Gjocajt. Ia vlen ta vizitosh qytetin, qoftë për një drekë në breg të lumit, qoftë për të soditur bukurinë natyrore e arkeologjike që e rrethtojnë: nga Urat e Gurta, tek Kullat e Matit; nga Parku i Lurës tek ai Qaf Shtamës. Pa harruar liqenet e Balgjajt , të Ulzës dhe Shkopetit.
Qyteti i Burrelit së shpejti me një pamje të re!
10710279_1556542937895557_8034250440961084964_oBurreli, është një tjetër nga qytetet e vogla e të harruara ku janë hapur kantieret e ndërtimit për rivitalizimin e qendrave urbane. I përballur prej vitesh me mungesën e investimeve, shumë shpejt ky qytet do të ketë një qendër të re çlodhjeje e argëtimi, për të gjitha grupmoshat. Përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, në Burrel po implementohet projekti me vlerë 68 milionë lek, i cili përfundon në mars të vitit 2015. Ai parashikon rehabilitimin e dy godinave ekzistuese, që do të përshtaten sipas funksionevetë reja; ndërtimin dhe sistemimin e ujrave të bardha dhe të zeza; ndërtimin e fushave sportive; sistemimin e sheshit brenda parkut dhe ndërtimin e murit rrethues të tij. Aktualisht, në objekt po punohet me ndërtimin e fushave të lojrave, ambienteve çlodhëse për moshat e ndryshme, ndërtimin e bazamenteve për shinat e trenit, lulishteve etj.. Rindërtimi i këtij parku në qendrën e qytetit do të ketë një ndikim të ndjeshëm në jetën e qytetarëve. Ai i shërben një komuniteti prej 10. 000 banorësh.
MInistrja e Zhvillimit urban dhe Turizmit Englantina Gjermeni gjatë inspektimit të punimeve për rivatilizimin e qendrës së qytetit!   http://www.ata.gov.al/sa-here-keni-qene-ne-burrel-qytetin-e-vogel-ne-verilindje-te-shqiperise-192471.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate