17 ottobre 2014

AKT promovon turizmin shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor

Shqipëria prezanton potencialet turistike në Gjermani
TIRANË, 17 Tetor /ATSH/ -Konferenca e Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor, një iniciative e Ambasadorit austriak në Berlin, u mbajt dje në Shtutgart të Gjermanisë.
Këtë vit Shqipëria u përfaqësua nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), delegacioni i së cilës kryesohej nga Drejtoresha e Përgjithshme, Julinda Dhame.
10632761_378863548945771_871245778996963297_nGjatë aktivitetit, Dhame zhvilloi takime të ndryshme me diplomatë dhe përfaqësues të operatorëve turistikë të tregut gjerman, të cilëve u prezantoi potencialet turistike që Shqipëria ofron.
Ndërkohë, një stendë e ngritur me këtë rast iu mundësoi të pranishmëve të njihnin turzimin shqiptar dhe të tërhiqnin materialet promovuese të vendit tonë. /gj.m//a.ke/http://www.ata.gov.al/akt-promovon-turizmin-shqiptar-ne-konference-e-ambasadoreve-te-ballkanit-perendimor-185665.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate