05 settembre 2014

Berati, qyteti më i vizituar përgjate ketij viti 2014

Berati, qyteti më i vizituar për vitin 2014
Tashme në mbyllje të sezonit turistik veror zonat dhe qytetet e preferuara për turistet bëjnë bilancin e tyre.Vizitorët e qytetit muze të Beratit për këtë periudhë kanë qenë në një shifër të konsiderueshme për vitin 2014.
 
Për këtë ka ndihmuar promovimi i Shqipërisë në nivel ndërkombëtar dhe posaçërisht i Beratit, qe është bërë vend organizator i aktiviteteve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare si, eventi “Urat e Ballkanit Flasin”, Panairi Kombëtar Shëtitës dhe Festivali Multikulturor i Beratit. Tjetër faktor kanë qenë edhe rritja e iniciativave private si dhe përmirësimet infrastrukturore në kalanë e Beratit, të cilat do të vijojnë më tej me rrugën Berat-Lushnje dhe rrugën e Kalasë nga Merkata deri në kala.
 
Objektet e trashëgimisë kulturore, arkitektura e qytetit, objektet e kultit dhe vet historiku i këtij qyteti, e tërheqin vizitorin drejt Beratit. Shifrat e vizitueshmërisë dhe oferta turistike në Berat janë në përpunim dhe do të publikohen së shpejti nga Zyra e Informacionit Turistik në Bashkinë e qytetit. 
 
Friday, September 5, 2014 - 07:39
- See more at: http://www.sot.com.al/kultura/berati-qyteti-m%C3%AB-i-vizituar-p%C3%ABr-vitin-2014#sthash.LHRXtiz6.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate