26 settembre 2014

Berat, nisin punimet për restaurimin e Urës së Velabishtit

beratTIRANE, 26 Shtator/ATSH/- Me investim të Fondit Shqipëtar të Zhvillimit dhe projektin restaurues të Institutit të Monumenteve të Kulturës, të mbikëqyrur nga specialistet e DRKK-Berat, kanë filluar punimet për restaurimin e urës së Velabishtit duke e nxjerrë nga gjendja emergjente në të cilën ndodhet.
Faza e parë e punimeve konsiston në thyerjen e betoneve, si të parmakëve, betonin për mbajtjen e tubacionit të ujit dhe betonin në trupin e urës, duke nxjerrë në pah strukturën orgjinale siç është kalldrëmi orgjinal me gurë të mëdhenj gëlqeror dhe një pjesë e parapeteve ekzistuese prej guri.
Më pas do të pastrohet nga të gjitha papastërtitë, do të ketë fugatim dhe injektim të muraturës dhe harqeve të urës, sistemim të zonës përreth, në mënyrë që kjo urë të rifitojë vlerat e humbura.berat1
Në fillimet e saj trakti kalues i urës ka qenë i pjerrët dhe më pas pjerrësia e urës është zbutur duke u mbushur kalldrëmi nga të dy anët e brigjeve, mbushje që arrin 1.3 m në bregun e majtë dhe rreth 2 m në bregun e djathtë.
Kur ura filloi të përshtatej nga një urë mesjetare për karvanet në një urë për automjetet e motorizuara gjerësia e urës u rrit nga ana e poshtme me qëllim përballimin e trafikut të sotëm.
Ura e Velabishtit ndodhet rreth 1.5 km nga qytetit i Beratit dhe është një ndërtim tipik i  shekullit të XVIII. Ura u ndërtua nga Ismail pashë Velabishti i cili ka qënë qeveritar i sanxhaqeve të Vlorës dhe të Delvinës deri në vitin 1764.
ura-e-VelabishtitMonumenti bën pjesë në tipin e urave me tre qemere, me kurriz në qendër dhe dritare shkarkuese.
Në qendër të urës është qemeri kryesor me hapësirë drite 11 m, në formë segmenti rrethor, Konstruksioni është  me dopio qemer.
Në muret ndërmjet qemerit kryesor dhe atyre anësor janë hapur dy dritare shkarkuese me qemerë rrethorë të konturuara nga sipër me një kornizë./s.gj/./a.g/http://www.ata.gov.al/berat-nisin-punimet-per-restaurimin-e-ures-se-velabishtit-174393.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate