04 agosto 2014

Sezoni veror 2014, fluks turistësh ​në perlat e bukurise shqiptare Pogradec dhe Velipojë ku bien ne sy dhe rritja e standarteve turistike

Pogradeci, sofra e miqve dhe një ndër perlat e bukurisë shqiptare pavarësisht vonesës së stinës së verës edhe këtë vit duket i përzgjedhuri i turistëve vendas dhe të huaj. 

Ai ka gjithmonë çfarë të ofrojë duke dhënë një performancë të rrallë para syve të vizitorit në çdo çast të ditës.
 
Nga viti në vit Pogradeci ka rritur standardet e akomodimit për pushuesit duke vënë në dispozicion të tyre dhoma të dekoruara bukur dhe me pamje nga liqeni, ambiente relaksuese për të shijuar një drekë apo darkë ose qoftë edhe për të pirë diçka. Dikush "psonis" e dikush pushon.
 
Ajo që mbetet për t’u vlerësuar janë çmimet konkurruese të akomodimit dhe ushqimit por edhe përmirësimet e shumta në infrastrukturë dhe mirëmbajtjen e liqenit
 
Prej disa vitesh Pogradeci ofron një gamë të gjerë kapacitetesh për të gjitha shërbimet dhe larmi zgjedhjesh.

Velipoja, e preferuara e turistëve kosovarë
Ndërsa ndodhemi në pikun e sezonit turistik, pushuesit në plazhin e Velipojës janë të kënaqur me kushtet e ofruara në këtë bregdet, megjithatë sipas tyre problemet nuk mungojnë. Rritja e çmimeve dhe mungesa e hapësirave publike mbeten nga shqetësimet kryesore të turistëve. 

E megjithatë Velipoja vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore të pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia. Shumë pushues i drejtohen Velipojës për pastërtinë e detit dhe vetitë kurative të rërës. E ndërkohë ky sezon turistik nuk ka shënuar një rritje të numrit të pushuesve përkundrazi ka shënuar ulje kjo edhe për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Redaksia Online(a.h/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/sezoni-veror-fluks-turistesh----8203-ne-pogradec-dhe-velipoje-230876.html#sthash.wjGDRs7U.dpuf....

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate