04 agosto 2014

Plazhi tek Shkëmbi i Kavajës rrezikon të braktiset nga pushuesit... Shkak ndotja nga ujërat e zeza

03 gusht 2014 14:44
Zona e Shkëmbit të Kavajës rrezikon të braktiset nga pushuesit per shkak te ndotjes nga ujërat e zeza. Edhe pse pusetat kane shperthyer kudo ende nuk ka asnje reagim nga institucionet vendore. 



Në pikun e sezonit turistik kanë shpërthyer ujërat e zeza në zonën e Shkëbit të Kavajës. Pusetat kanë formuar pellgje dhe burime të mëdha uji të ndotur, nëpër oborre, trotuare dhe ne rrugë. 
Bodrumet e nje blloku pallatesh jane permbytur totalisht. Banorët po dëmtohen prej vitesh. 

Jo vetëm pamja, por edhe era e rëndë duket se nuk e ka shqetësuar komunen e Rrashbullit dhe ujesjellesin , te cilet nuk reagojne për të riparuar tubacionin e ujërave të zeza apo për te zhbllokuar pusetat.

Shkembi i Kavajes pritet te frekuentohet nga mbi 500 mijë turistë gjatë sezonit veror. Por në këtë gjendje, rrezikon të braktiset nga pushuesit.http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/45052

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate