05 agosto 2014

Celja e Muzeut ne Tunelet nëntokësore te Gjirokastres kthehen në destinacion turistik, kurioziteti i vizitorë do i japi nje vlere me shume keti qyteti

GJIROKASTER - Çelja e Muzeut të Luftës së Ftohtë në strehimin nëntokësor. Gjirokastra ka një sërë tunelesh nëntokësorë, kodrave apo dhe maleve që shtrihen në perëndim dhe lindje të luginës së Drinos. 
tuneli gjirokaster
Por i veçantë dhe i konstruktuar me teknologjinë më të avancuar të asaj kohe, është tuneli që gjendet, pas godinës së bashkisë së qytetit. 

Punimet në ndërtimin e vendstrehimit në fjalë, nisën në vitet ’70 kur frika nga ndonjë agresion i huaj ushtarak, ishte shndërruar në një obsesion për udhëheqjen komuniste të kohës. 



Për këtë, u projektua ndërtimi i këtij vendstrehimi i cili është i veçantë në llojin e vet. Kjo pasi ka lidhje kapilare me godinën e ish-udhëheqjes komuniste, ndërtesa e së cilës është sot bashkia dhe komitetit ekzekutiv që sot është godina e Këshillit të Qarkut.

Në të gjithë gjatësinë e vetë, tuneli karakterizohet nga labirinte që nëse nuk ke kujtesë të fortë, mund edhe të ngatërrohesh por për orientim, mund të të shërbejë ndriçimi.

Në brendësi, të tunelit, ekzistojnë 50 zyra që mund të jenë të përdorshme dhe gati 20 të tjera, që kërkojnë rehabilitim të plotë.  Nga provat e kryera në atë periudhë, vendstrehimi, i bënte ballë një sulmi nuklear, kimik apo dhe balistik. 
tuneli gjirokaster

Kryebashkiaku gjirokastrit Flamur Bime, mendon se çelja e këtij vendstrehimi nëntokësor me rastin e “TRAKU-FEST”, ka pasur për qëllim, kthimin e këtij tuneli, në një vend pelegrinazhi për vizitorët e huaj apo vendas. 

“Ne po bëjmë detyrën duke u mbështetur nga qeveria shqiptare dhe nga Ministrat tanë për t’i dhënë jetë gjallëri, për t’i krijuar jetëzimin Gjirokastrës. Ndërsa këtu jemi në një aset që po përpiqemi t’i japim jetë, dalë ngadalë kuptohet tani është në këtë gjendje që shikohet tani dhe shumë shpejt atje do të ekspozohet gjithë e kaluara dhe puna e madhe në atë përiudhë por edhe ato mentalitete që kanë ekzistuar.” u shpreh Bime 

Ndërkaq edhe ministri Erion Veliaj, shprehet se ndër pikësynimet e qeverisë shqiptare në përgjithësi dhe ministrisë sonë në veçanti, është nxitja dhe zhvillimi i turizmit në Gjirokastër. 



“Për ata të rinj që kanë lindur pas viteve 90' që nuk njohin fare komunizmin, fare rradhën e ushqimeve, fare gjithë problematikën e asaj kohe dhe gjithë paranojën që Shqipëria kishte gjatë Luftës së Ftohtë. Patëm mundësi të shohim gjithë ambientet e tuneleve të Luftës së Ftohtë këtu në Gjirokastër. Ka qenë një atraksion i jashtëzakonshëm turistik dhe një nga gjërat që është vizituar më shumë gjatë këtyre tre ditëve të festivalit të trashëgimisë kulturore.” Tha ministri Veliaj

tuneli gjirokaster

Ky muze është në fillesat e tij ndërkohë që në të ardhmen me investimet e qeverisë qëndrore në bashkëpunim me bashkinë, do të kthehet në një mjedis tërheqës për turistët vendas dhe të huaj. 

Muzeu i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër, u çel në kuadër të organizimeve të "TRAKU-FEST".

Redaksia Online
(e.c/shhqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/tunelet-n-ntok-sore-kthehen-n---destinacion-turistik-t-heqin-vizitor--230975.html#sthash.AcX2UK43.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate