25 luglio 2014

Turizëm/ Konkretizohet binjakëzimi i Sarandës me Tropojën

SarandeeeTIRANË, 23 Korrik /ATSH-N.Lena – Konkretizohet  aktmarrëveshja për bashkëpunim reciprok midis Bashkisë së Sarandës dhe asaj të Bajram Currit, miratuar me unanimitet të plotë  nga të dy këshillat Bashkiak.
Tani secila Bashki po përgatisin grupet e punës për të përcaktuar modalitetet dhe fushat e bashkëpunimit.
Një nga prioritetet kryesore të bashkëpunimit  do të jetë fusha e turizmit ku të dyja Bashkitë kanë mjaft pika të përbashkëta.
Saranda ka të zhvilluar turizmin detar dhe kulturor, ndërsa ajo e Bajram Currit atë malor dhe natyror.
Janë dy skaje të Shqipërisë që bashkohen në një qëllim të përbashkët, atë të shfrytëzimit maksimal të resurseve të vendeve  përkatëse dhe të shkëmbimit reciprok të tyre./a.g/http://www.ata.gov.al/turizem-konkretizohet-binjakezimi-i-sarandes-me-tropojen-146512.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate