19 luglio 2014

Në plazhet e Sarandës, shërbim bashkiak me shezlonge e çadra për 200 lekë çifti

SarandaTIRANË,18 Korrik /ATSH- N. Lena/ – Kjo verë ka nisur me ndryshime të dukshme në plazhet e Sarandës. E veçanta e këtyre ditëve është se Bashkia e këtij qyteti ka bërë disa ndërhyrje që u vijnë në ndihmë qytetarëve dhe pushuesve  që frekuentojnë këto plazhe.
Te gjitha plazhet brenda qytetit jane publike dhe Bashkia ka vendosur që shezlonget dhe çadrat për çifte të mos e kalojnë çmimin mbi 200 leke. Në këtë detyrim futet edhe kontrolli i Bashkise per përdorimin e tyre.
Saranda po tregon se sa e mundur është të zbatohet vendimi i Qeverisë Rama për ndryshimin e administrimit të plazheve në favor të qytetarit. Për këtë ka shërbyer dhe ndihmuar praktika më e mirë e viteve të fundit, kur Bashkia ia ka dalë te bëhet faktor tregu në këtë shërbim, duke konkurruar bindshëm me subjektet private, pasi të njëjtin shërbim e ka ofruar me gjysmën e çmimit të privatit.
Ndërkohë, në këto plazhe janë të gjitha mundesitë praktike që të bësh plazh nën çadrën dhe shtrojen tënde, pasi brezi i parë nga buza e ujit deri në  zonën ku shërbehet me shezlonge, është lënë i lirë për këtë kategori qytetarësh e plazhistësh.
Përjashtim nga kjo tarifë bëjnë të gjithë pensionistët, invalidët dhe shtresat në nevojë e me përkrahje sociale, të  cilët e perfitojnë falas shërbimin me shezlonge dhe çadra plazhi.
Shërbimi i shezlongeve në plazhet publike të Sarandës është i organizuar me mundesi zero për të abuzuar, pasi kujdestarët e plazheve, që mbajnë veshur uniformën me logon “Bashkia”, janë të pajisur me blloqe biletash me numer serie e me fletë kontrolli dhe disa herë në ditë monitorohen nga një bord i ngritur posaçerisht me punonjës dhe ekspertë bashkisë. Bilanci i vjeljes së të ardhurave nga ky aktivitet është i përditshëm dhe arkëtimet sarandddgjithashtu. 
Për kryerjen e këtij shërbimi janë angazhuar punonjës të pa ngarkuar plotësisht me punë në sektorë të ndryshëm nga institucionet në varësi të Bashkisë, në mënyrë që të sillen arkëtime pa kryer shpenzime. Disa rekrutime biletashitësish dhe rojesh, janë berë nga radhët e të papunëve të qytetit, me përparësi invalidët dhe nga familjet në nevojë.
Për të shmangur abuzimet në çdo biletë, në çadra dhe në shezlonge, gjendet i stampuar numri i kontaktit të Bashkisë, që është telefon fiks me shërbim 24 orë.
Perkushtimi i çdo punonjësi bashkie për të dhënë më të mirën për këdo që pushon apo lahet në brigjet e Sarandës, është i shprehur në slloganin “Për çlodhjen tuaj, lodhemi ne”.
Kështu Saranda bëhet edhe destinacioni më ekonomik për pushuesit. /a.ke/http://www.ata.gov.al/ne-plazhet-e-sarandes-sherbim-bashkiak-me-shezlonge-e-cadra-per-200-leke-cifti-144702.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate