18 aprile 2014

Vlorë, VKM për plazhet private “të shfrytëzojnë 20% të bregdetit”


.

NGA JEROLA ZIAJ
                                   18 Prill 2014 - 14:17

VLORE- Plazhet e Vlorës kanë të drejtë të shfrytëzojnë vetëm 20% të bregdetit, ndërsa më shumë akses këtë sezon të ri veror do të kenë qytetarët. Ky fakt ka dalë nga pah pas mbërritjes së vendimit të këshillit të ministrave për shfrytëzimin e bregdetit, pohuar për “A1 Report” nga drejtori i dhomës së tregtisë dhe industrisë në Vlorë, Arben Breshani. Ai e ka vlerësuar këtë si një nismë pozitive dhe që sjell rritjen e numrit të turistëve drejt bregdetit të Vlorës.

 
Ai kërkoi edhe ndërhyrjen e menjëhershme për pastrimin e vijës bregdetare nga mbetjet dhe inertet.
 
Pushuesit e kanë ngritur disa herë problemin e mungesës së plazheve publike, pasi sipërfaqe të konsiderueshme zaptoheshin nga operatorët privatë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/vlor--vkm-p-r-plazhet-private-t--shfryt-zojn--20-t--bregdetit-210420.html#sthash.doxpJUkj.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate