15 aprile 2014

Vlore, kisha e Marmiroit, nje xhevahir i humbur ne gadishullin e Karaburunit

..VLORË - Me infrastrukturën e duhur dhe pak më shumë vëmendje, kisha e Marmiroit që gjendet në fund të gadishullit të Karaburunit, do të ishte një pikë turistike mjaft tërheqëse dhe një vlerë e shtuar për zonën ku gjendet.

 
Ajo është një kishë bizantine me kupolë, ndërtimi i së cilës daton diku në shekullin XII. Edhe pse konsiderohet si monument kulture me një rëndësi të veçantë historike, kjo kishë, ashtu si shumë objekte të tjera kulti është lënë jashtë vëmendjes, madje mund të thuhet se është braktisur nga pushteti vendor dhe veçanërisht nga Qeveria.
 
Infrastruktura aspak e favorshme dhe mungesa e një ciceroni, aq të domosdoshëm në ambiente të tilla, e zbeh vlerën që kjo kishë ka në të vërtetë. Mungesa e investimeve si në drejtim të infrastrukturës, ashtu dhe të afreskeve, ka bërë që kjo kishë, e ndodhur në mes të një kënete, me vështirësi të shumta për të kaluar, të jetë larg vëmendjes së vizitorëve, të cilët nuk është se kanë munguar, por me siguri do të ishin më të shumtë në numër nëse do të merreshin masat e duhura infrastrukturore dhe nëse do ofrohej një shërbim cilësor ndaj të gjithë atyre që zgjedhin ta vizitojnë.

kisha vlore
 
Sajmir Brahimi, shef i shërbimeve pranë Bashkise Orikum pohon se askush nga pushteti vendor nuk e ka kthyer vëmendjen nga kjo kishë në mënyrë që të ndryshojë situata në favor të turizmit e në të tilla kushte, kisha e Marmiroit njihet shumë pak prej vizitorëve vendas, por edhe të huaj.
 
Është e çuditshme se kjo kishë sot nuk e ruan emrin e saj të dikurshëm. Sipas traditës kristiane çdo objekt kulti ka emrin e tij i cili është marrë nga panteoni i emrave të Apostujve, Maries, Shenjtorëve dhe Martirëve Kristianë. Por me i çuditshëm është fakti se vendasit e quanin kisha e Marmiroit, ndoshta kisha e bardhë (lat. Marmoreus -i mermertë), pra e bardhë si mermeri, për shkak të ngjyrës së gurëve me të cilët është ndërtuar ajo.
 
Rrethanat e origjinës së këtij emri janë të paqarta. Megjithatë duhet të themi se përreth këtij objekti ndeshemi midis toponimeve të ndryshme, qofshin këto edhe latine. E megjithatë, pavarësisht emërtimit të saj të hershëm apo dhe këtij të mëvonshëm, të vjen keq teksa konstaton se një monument i tillë,me rëndësi të veçante historike por edhe kulturore lihet jashtë vëmendjes së pushtetit duke bërë që ajo të mos ekspozohet si duhet në sytë e vizitorëve.
 
Infrastruktura që të çon drejt saj por dhe vetë vendodhja të bëjnë të kuptosh se të gjitha këto e kushtëzojnë duke e reduktuar numrin e vizitorëve, edhe pse Kisha e Marmiroit për vetë rëndësinë e saj,ia vlen shumë të vizitohet.

kisha vlore
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/vlor--kisha-e-marmiroit-xhevahiri-i-humbur-n--karaburun-209917.html#sthash.1SLnlQc0.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate