02 aprile 2014

Turizmi- Gjermeni në Azerbajxhan për takimin e 57-të të UNWTO

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni
TIRANE, 2 Prill/ATSH/- Shqipëria do të përfaqësohet në takimin e 57-të të Komisionit Rajonal të OBT-së për Evropën, në Baku, Azerbajxhan nga Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.
Në 2013, Evropa mirëpriti 563 milionë turistë ndërkombëtarë, duke e bërë atë rajon kryesor përbrenda në botë. Këtë javë, shtetet anëtare evropian UNWTO do të mblidhen në Baku, Azerbaixhan, për adresimin e sfidave aktuale të zhvillimit të turizmit kombëtar dhe për të diskutuar programin e punës në vitin 2014.
Takimi i 57-të i Komisionit për Europën dhe seminari për zhvillimin efektiv të turizmit do të zhvillohet në Baku (Azerbajxhan), më 3-4 prill 2014. /a.gjonaj/./a.g/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate