13 aprile 2014

Orikum, aksion për pastrimin e bregdetit

Orikum, aksion për pastrimin e bregdetit
12/04/2014
Nën sloganin “Për një Orikum të pastër”, bashkia e këtij qyteti ka mobilizuar punonjësit e saj së bashku me të gjithë operatorët turistikë për të pastruar vijën bregdetare. 

I kthyer në traditë, aksioni për pastrimin e zonës bregdetare të Orikumit do të vijojë deri në fund të muajit maj. Periudhë në të cilën kryhet dhe çelja e sezonit turistik në këtë qytet. 

Çdo vit Bashkia e Orikumit organizon aksione për pastrimin e plazheve nga mbeturina të ndryshme. Vihet re se në këtë zonë ka vetëm mbetje të ardhura nga deti dhe jo mbeturina urbane. / Top Channel http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=276090

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate