17 aprile 2014

Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturës promovojnë nismën “Miqtë e monumenteve”

Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturës promovojnë nismën “Miqtë e monumenteve”
17 Prill 2014 - 20:22 | 
TIRANE - Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Bashkitë dhe Komunat promovon nismën mbarëkombëtare : “Miqtë e Monumenteve”, me moton “Mbroj Monumentin”. 

Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe parqet Arkeologjike, me cilësinë e përgjegjësit dhe zbatuesit të kësaj nisme në terren do të bashkëpunojnë me Drejtoritë Arsimore Rajonale në rrethe dhe shkollat 9-vjeçare do të ndërmarrin një seri veprimtarish për njohjen, mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore në afërsi të shkollës. 

Ne Ditën e Monumenteve, Drejtoritë Rajonale të Kulturës dhe Arsimit në Durrës, Korçë, Berat, Gjirokastër, Vlorë e Shkodër do të shpallin publikisht këtë nismë; nxënësit e shkollave të cilat kanë përqafuar të parat këtë nismë, do të vizitojnë monumentin “mik” i të cilit ata kanë zgjedhur të jenë në vazhdimësi. Specialistët e DRKK-ve, do të ofrojnë leksione/biseda informimi për rëndësinë e monumentit në veçanti dhe të Trashëgimisë Kulturore e menaxhimin sa më të mirë të saj, në përgjithësi. 

Ndërsa, shkollat, të organizuara sipas rastit edhe në bazë klase, do të kujdesen për mirëmbajtjen e monumentit sipas udhëzimeve të specialistëve në DRKK; do të organizojnë aktivitete dhe do të ofrojnë shërbime informuese për vizitorët në monument në ditë të caktuara festash, aktivitetesh masive, etj. Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të organizojnë veprimtari të përbashkëta për të promovuar kontributin e nxënësve në trashëgiminë kulturore si dhe arritjet e nxënësve në zhvillimin e kompetencave të tyre kulturore. 


(er.nu/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/ministria-e-arsimit-dhe-ajo-e-kultures-promovojne-nismen-miqte-e-monumenteve-183746.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate