25 settembre 2013

Turizmi malor ne Theth, një grup turistësh nga Tirana shpjegojnë arsyet përse gjenden këtu në këtë fundshtatori


Kush kishte menduar se me mbylljen e sezonit të verës, do të binte heshtja në piken turistike të Thethit, gabohet. Në këtë zonë të thellë nuk mungojnë as gjatë këtyre ditëve turistë të huaj, por edhe banorë nga disa zona të Shqipërisë. Për kamerën tonë, një grup turistësh nga Tirana shpjegojnë arsyet përse gjenden këtu në këtë fundshtatori. Koha ikën shumë shpejt në Theth, ku mundësitë për të kaluar pa u ndjerë shumë orë në kontakt me natyrën janë pafund. Kjo pamje e kanionit të Grunasit, 2 km gjatësi dhe lartësi deri në 60 metër, të shplodh syrin e mendjen. Ujvara e Thethit me lartësi 25 m, së bashku me Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për t'u vizituar edhe në këtë stinë. Por jo më pak tërheqëS është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol. Shpellat e shumta të krijuara nga vetë natyra, kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, gjeografëve etj. Pika turistike e Thethit është 70 kilometra larg nga qyteti I Shkodrës, ndërsa natyra është treguar më shumë se bujare me Thethin, një luginë me një sipërfaqe mbi 2600 hektarë. Lugina me lartësi 750 deri 950 metër mbi nivelin e detit, është e rrethuar nga tre male Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 metër mbi nivelin e detit dhe vazhdon të jetë një tërheqje e fortë turistike edhe gjatë shtatorit, muaj që shënon edhe fundin e sezonit për zonat malore. Sipas statistikave, që nga muaji qershor në Theth kanë shkuar më shumë se 12 mijë turistë vendas dhe të huaj

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate