02 settembre 2013

Të huajt dhe emigrantët preferojnë punimet me dorë, Artizanët i shqetëson mungesa e tregut

Artizania 63 vjecare Gjyljana Ndoci rrugëton nga Zadrima në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të tregtuar punimet që ajo realizon me dorë.
Prej dy ditësh stacioni i rradhës është Tirana, pikërishtë pedonalja. Interesi për punimet me dorë është i madh në sezonin e verës.
Koha është flori për artizanen, që ushtron këtë punë prej 40 vitesh njëse nuk ka shitje  kohën e shfrytëzuar për të punuar me shtiza.
Ndryshimi mes punimeve 100 vjecare dhe atyre që realizohen në kohë moderne sipas saj është krejt i vogël, thjesht materialet, pasi modelet, kombinimi i ngjyrave është po ai.
 Ne krye te preferencave qëndrojnë shajet.
Me këtë punë  ajo siguron të ardhurat për jeten, punen me dorë e ka pasion e kete e ka trashëguar edhe te vajzat dhe nusja, për të vazhduar traditen familjare.
Shqetësim kryesor për artizanët mbetet tregu.
E  vetmja mënyrë shitjeje është  buzë rrugëve apo në panaire artizanale që realizohen  një herë në vit. 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate