30 settembre 2013

“Shpëto thesarin”, Ministria e Kulturës faqe online denoncimi

Portali online i hapur nga Ministria e Kulturës, shpetothesarin.com
Dita Kombëtare e Trashëgimisë hap dyert e muzeve.

Ministrja Kumbaro: Dhunuesit para drejtësisë. Askush s’do largohet në drejtim të paditur.

“Shpëto thesarin!”. Kështu quhet portali online, ku të gjithë mund të hyjnë për të denoncuar çdo rast shkeljeje e dëmtimi që u shkaktohet monumenteve të kulturës.  Si dëshmi angazhimi, Ministria e Kulturës ka prezantuar pikërisht dje, në Ditën e Trashëgimisë, këtë faqe online. Rastet e para janë shënuar tashmë. Janë ato të masakrave të regjistruara në Kishën e Shën e Premtes në Elbasan, në zonën e mbrojtur në Durrës, në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofsha të Fierit apo Kishën e Shën Triadhës në Lavdar të Korçës… “Trashëgiminë kulturore jemi mësuar ta shohim këto dekadat e fundit edhe si turizëm, burim ekonomik e mundësi zhvillimi. E bukur është kur e mendon kështu, por dhe në një ekuilibër shumë të brishtë, sepse ka nevojë të mbrohet, të shpëtohet dhe të dalë në dritë. Pasuria kulturore po iku, s’kthehet më. Nuk duhet ta lëmë të ikë. Nuk duhet ta lëmë të vdesë dhe as të vritet. Ajo ka nevojë për të gjithë ne që e duam. E duam për vete, e duam për brezat, e duam se na do me shkëlqimin e saj. Mos e kurseni dashurinë për të, se ajo nuk na e harron dhe na e kthen shumëfish. Mos u tut! Mbroje kulturën, mbroje trashëgiminë, mbroje monumentin, mbroje kalanë, gurin, thesarin, fuqinë magjike të kujtesës, legjendën dhe të vërtetën e saj të bukur. Janë të tuat, tonat! Shpëto monumentin! Shpëto kulturën!”, shkruhet në portalin shpetothesarin.com.
Prezantimi 

Tre nga denoncimet e para të hedhura në portalin e ri të Ministrisë së Kulturës, shpetothesarin.com.
1. Gërmime të paligjshme në zonën e mbrojtur arkeologjike të qytetit të Durrësit
Ishte vetë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, që e prezantoi këtë nismë dje, gjatë takimeve që u zhvilluan me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë. Dita u hap me një bashkëbisedim mes studentesh, pedagogësh dhe specialistëve të Trashëgimisë Kulturore, në Fakultetin e Histori-Filologjisë, ku u vu theksi në rëndësinë e lidhjes mes studimit, kërkimit, ruajtjes, rijetëzimit, punësimit, si dhe domosdoshmërisë së Departamentit të ri të Arkeo-Trashëgimisë. “Ne sot bëmë publike një faqe online “shpëtothesarin.com” ku të gjithë mund të denoncojnë çdo dëmtim që mund t’u bëhet objekteve të trashëgimisë kulturore, kudo që ndodhen. Kështu do mbrohen ato objekte që janë vlerë e vendit dhe trashëgimisë kulturore. Hapi i parë konkret në ditët e para të detyrës dhe sfidës që kemi marrë përsipër është mbrojtja e trashëgimisë dhe rivitalizimi i saj. Ky është vetëm një hap sensibilizimi i qytetarëve lidhur me vlera e trashëgimisë kulturore. Ndërsa do vijohet me hapat e tjerë për të konkretizuar mbrojtjen e këtyre vlerave. Dhunuesit do të vihen para drejtësisë”, u shpreh ministrja Kumbaro, duke shtuar se nuk do të përsëriten më rastet kur grabitësit largohen në “drejtim të paditur”, duke treguar gatishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme dhe ngritjen e strukturave të posaçme.
PlayPrev|Next1 of 7
valsh
3. Afresket e dëmtuara të kishës së Shën Premtes në Valsh të Elbasanit
3. Afresket e dëmtuara të kishës së Shën Premtes në Valsh të ElbasanitTre nga denoncimet e para të hedhura në portalin e ri të Ministrisë së Kulturës, shpetothesarin.com.

1. Gërmime të paligjshme në zonën e mbrojtur arkeologjike  të qytetit të DurrësitkembanaMinistrja Mirela Kumbaro duke i dorëzuar certifikatën e mirënjohjes Tomorr MerlikësPortali online i hapur nga Ministria e Kulturës, shpetothesarin.comsfilata2. Kisha e Shën Triadhës në Lavdar të Korçës, e shembur nga harresa


Të tjera aktivitete 
Të tjera aktivitete në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore u zhvilluan edhe në Qendrën e Kulturës, Mediave dhe Botimeve të Mbrojtjes, ku krahas vizitave nëpër stendat e Muzeut të Forcave të Armatosura, u hap një ekspozitë me fotografi nga monumentet e kulturës në Shqipëri; u shfaq filmi dokumentar kushtuar Kamber Benjës dhe dëshmorëve të monumenteve, realizuar nga QKMBM etj. Gjithashtu, pjesë e këtij kalendari ishin edhe një pjesë e mirë e muzeve, të shpërndarë në gjithë Shqipërinë, si ai i Artit Mesjetar në Korçë, ku u hapën ekspozita e u promovuan libra, në Muzeun e Krujës, atë “Onufri” në Berat, “Marubi” në Shkodër etj.

Ekspozita, paradë me kostume popullore  
Një dëshmi e pasurisë së jashtëzakonshme të kulturës shqiptare ishte edhe ekspozita e hapur dje në mesditë në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Koleksionistët Lulëzim Perati, Luljeta Danaj e Linda Spahiu kishin bërë bashkë objektet më të përzgjedhura të koleksioneve të tyre, duke ia paraqitur publikut, me një finesë për t’u lavdëruar. Kostume popullore shekullore nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, bizhuteri nga më të rrallat, varëse, vathë, unaza, sahate xhepi me qostekë ari e argjendi, armë të punuara, e të tjera objekte etnografike, u prezantuan dje në ekspozitë. E pranishme në këtë aktivitet, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se mbrojtja e trashëgimisë është prioritet i qeverisë shqiptare. Në hollin e zbukuruar me këto thesare të trashëgimisë, u zhvillua edhe një sfilatë me veshjet më të bukura popullore të Shqipërisë. Ishin valltarë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, që parakaluan para të pranishmëve me gjithë farfurinë dhe koloritin e kostumeve të zgjedhura. E si mbyllje edhe një pogonishte, ku nuk i rezistoi tundimit të përfshihej edhe ministrja Kumbaro dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Luan Malltezi.

Certifikatë për krutanin që dorëzoi kambanën e kalasë

Ministrja Mirela Kumbaro duke i dorëzuar certifikatën e mirënjohjes Tomorr Merlikës
Ndërsa flitet kaq shumë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, për raste flagrante vjedhjesh dhe dëmtimesh, Tomorr Merlika, një 75-vjeçar nga Kruja, dorëzon në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, në Tiranë, një kambanë kishe, të cilën e ruante prej vitesh në bodrumin e shtëpisë së tij. Objekti prej bronzi peshonte 40 kilogramë dhe i takonte vitit 1957. Krutani mori në mbrojtje çka kishte mbetur nga kambana, pasi kisha katolike që ndodhej në kalanë e Krujës u përfshi nga një zjarr në vitet ’90. Në vend që ta çonte për skrap, siç shumë syresh do kishin bërë, Tomorr Merlika e dorëzoi atë në DRKK-në e Tiranës. Për këtë akt, që drejtori Shpend Bengu e quajti të jashtëzakonshëm, në Ditën e Trashëgimisë Kulturore, Merlikës iu dorëzua një Certifikatë Mirënjohjeje. Në ceremoni merrte pjesë edhe ministrja Kumbaro, e cila e quajti rastin e Merlikës një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë shqiptarët.

ALMA MILE
http://www.panorama.com.al/2013/09/30/shpeto-thesarin-ministria-e-kultures-faqe-online-denoncimi/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate