19 settembre 2013

Për të 6-in vit me radhë në Gjirokastër funksionon kampi i restauratorëve të rinj ballkanikë..


Kampi i restauratoreve

Për të 6-in vit me radhë në Gjirokastër funksionon kampi i restauratorëve të rinj ballkanikë, pjesë e projektit të shoqatës “Trashëgimia kulturore pa kufij”. Ndërhyrja e profesionistëve këtë herë është përqendruar tek disa shtëpi karakteristike të qytetit, duke kryer në to riparime sipas standardeve bashkëkohore dhe ruajtur autenticitetin e banesave në elementet e drurit, suvasë  dhe bojës. Kampi i sivjetshëm është përqendruar në banesat  e Çenes dhe Ficos në lagjen Varrosh  të qytetit. Ndërkohë që dy  ndërhyrje të  tjera do  të bëhen në murin e jashtëm të shtëpisë së Babametove dhe në tavanet e shtëpisë së Kokobobos, përkatësisht  në lagjet “Partizani” dhe “Palorto”. Të rinjtë pjesëmarrës në këtë kamp restaurimi  përpara  praktikës i nënshtrohen orëve  të leksionit ku marrin  njohuritë mbi  natyrën e monumenteve të qytetit dhe elementet që janë  përdorur për ndërtimin e tyre.http://vizionplus.al/kampi-i-restauratoreve/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate