13 settembre 2013

Kalaja e re e Elbasanit katandiset në një pellg pisllëqesh

ELBASAN 13 Shtator 2013 - 16:46
Nga ANDI QOSJA 
Kthehet në një vendgrumbullim mbetjesh urbane kalaja e re e qytetit të Elbasanit. 

Ndërprerja e gërmimeve arkeologjike nga mosmarrëveshjet mes bashkisë dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës e lanë atë në mëshirë të fatit, ndërsa qytetarët e cilësojnë këtë fakt një situatë të papranueshme. 

Kalja e re, e zbuluar dy muaj më parë në sheshin e Namazgjasë në qendër të Elbasanit, është kthyer në një vendgrumbullim të mbetjeve urbane dhe një pellg me ujë ndotur.

Përplasa midis bashkisë dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës ka bërë që punimet të ndërpriten dhe kalaja e re të mbulohet nga mbeturinat, siç duket edhe nga pamjet.
 
Plehrat gjenden kudo, duke lënë një shije aspak të mirë për turistët. Qytetarët e cilësojnë këtë një situatë të papranueshme, pasi kalaja e re nuk është një vlerë, që i shtohet qytetit të Elbasanit dhe ajo nuk po mirëmbahet nga askush.
 
Problematikë tjetër që paraqitet me zbulimin e kalasë së dytë në Elbasan është edhe ndërprjerja e punimeve për rikonstruktimin e rrugës, “Thoma Kalefi”, e cila ka mbetur e pezulluar për shkak të zbulimit të kalasë.

Bashkia e Elbasanit po pret një vendim nga Instituti i Monumenteve të Kulturës për vazhdimin e punimeve dhe, derisa ky vendim të zbardhet, qytetarët do të përballen përditë me infrastrukturën e dëmtuar të rrugës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/kalaja-e-re-e-elbasanit-katandiset-n--nj--pellg-pisll-qesh-176812.html#sthash.Z2SAxoa8.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate