19 settembre 2013

Hekurat e Kryeministrisë dërgohen në Parkun Kombëtar të Butrintit ,2013

Hekurat e Kryeministrisë dërgohen në Parkun Kombëtar të ButrintitTIRANË-19 Shtator 2013 - 13:20
Hekurat që u sharruan nga gardhi rrethues i kryeministrisë do të dërgohen në Parkun Kombëtar të Butrintit, sipas një vendimi të qeverisë. 

Arkitekti Artan Shkreli dhe deputeti socialist Auron Tare u shprehën për gazetaren e News24, Anisa Ymeri se ky vendim i katërt i qeverisë ka vlerë jo vetëm simbolike. Kangjellat do të rrethojnë një pjesë të Parkut Kombëtar të Butrintit. 

Artan Shkreli “Këto hekura i falen Parkut Kombëtar të Butrintit. Po të mos kishte vlerë praktike nuk do kishte vlerë simbolike. Parku i Butrintit po sjell të ardhura dhe duhet ruajtur. Simboli i 
rrethimit aktual është prej betoni dhe ndryshimi i tij dhe vendosja e kangjellave është më estetike. Këto kangjella shkojnë në Butrint dhe kështu shprehet shqetësimi i qeverisë së re për sajtet arkeologjike dhe më tepër për ato që janë ajka. Një gjë e tillë është e mirëpritur dhe nga opinioni publik ku qytetarët na kanë pyetur dhe kur u kemi thënë, ata janë shprehur të kënaqur. 
Me heqjen e këtyre hekurave, kryeministria të zhvishet nga llogoret dhe muret që e vishnin deri dje. Dëshmohet se nuk ka frikë se populli do të sulmojë kryeministrinë” 

Auron Tare “Siç tha z Shkreli, këto kangjella që dërgohen në Butrint kanë një vlerë simbolik dhe praktike sesa rrethimi i qendrës arkeologjike ka nevojë për ndërhyrje, më tepër për estetikë se mbrojtëse, por një ndërhyrje e tillë do i japë një imazh ndryshe përqark. Në Butrint nuk ka ndërhyrje estetike, dhe pse 90 mijë vizitorë në vit shkojnë atje çdo vit, më parë nuk ka pasur ndërhyrje estetike. Më vjen mirë që vendimi i katër i qeverisë Rama ka të bëjë me këtë. Është një lloj rikthimi në vëmendjen e madhe të qeverisë që do të jetë jo vetëm Butrinti, por gjatë fushatës që kam parë, por dhe në debatin për zgjedhje, dhe nga dita e hënë dhe tutje ne jemi këtu për të dhënë zgjidhje, tregon faktin se ne kërkojmë të japim zgjidhje. 
Butrinti është hapësira publike më pak e dëmtuar në Shqipëri, por nëse në 2005 e lamë në një stad të caktuar, me administratë të caktuar mirëmenaxhuar për kohën. Sot në 2013 dhe pse Butrinti është qendra kryesore arkeologjike në Shqipëri, kjo zonë vuan për administrimin qendror. Pas 2005 u prenë menaxhimet. Kishte një grup punëtorësh që kishin eksperiencë, ndërsa më pas punimet u bënë me tendera dhe shumë pak para shkonin në qendër. Por jam i bindur se në të ardhmen do shihni ndryshime të mëdha”. 

(d.b/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate