18 settembre 2013

Fier, 25 piktorë e skulptorë nga e gjithë bota eksplorojnë turizmin

Fier, 25 piktorë e skulptorë nga e gjithë bota eksplorojnë turizminFIER-17 Shtator 2013 
Prej datës 14 Shtator, një grup artistësh, piktorë e skulptorë nga vende të ndryshme të botës, do të njihen me vlerat e trashëgimisë kulturore dhe bukuritë turistike të rajonit të Fierit, si dhe do të prezantojnë vlerat e tyre artistike. 

Vizita e tyre është në kuadër të projektit "Apolo Art Colony 2013”, ndërsa do të qëndrojnë rreth 1 javë në Qarkun e Fierit. 

Në mbyllje të vizitës, grupi i piktorëve do të çelin një ekspozitë ku do të paraqisin punimet e tyre nga mbresat dhe ngacmimet artistike që u ka ngjallur Fieri dhe gjithë Shqipëria. 

Në një takim të posacëm për artistët e huaj, kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj, prezantoi pasuritë dhe resurset e shumta të këtij qarku, nga më kryesorët në vend. 

Zeqaj i falenderoi ata për misionin e tyre në përhapjen e vlerave kulturore e artistike, por edhe të turizmit, nëpërmjet artit të tyre pamor. 

Më pas, Zeqaj, së bashku me grupin e piktorëve dhe skulptorëve, u nisën për një vizitë në qytetin ilir të "Bylisit", një nga kolonat e turizmit tonë kulturoro-historik. 

(m.s/ATSH/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate