24 giugno 2013

VIZITONI ANTIGONENË dhe Fshatrat perreth ... ecni në bulevardet e drejta dhe të shtruara të një qyteti të lashtë, pa pluhur, pa smog, pa zhurmë...beje pjese te pushime tuaja kete vere 2013


Vizito Webside-in per me shume info ; http://www.antigonea.org/#/rreth-parkut/4560677199
Antigonea u themelua nga Pirro, mbreti I Molosëve, në vitin  295 para Erës Sonë. Molosët ishin një nga tre fiset e Epirit (në jug te Shqipërisë së Sotme dhe veriun e Greqisë), të cilët e kthyen në një shtet të fortë gjatë kësaj periudhe. Antigonea u zhvillua si një qendër e rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore dhe politike. Në fund të shekullit të 3-të dhe në fillim të shekullit të 2-të para Krishit mori formën e një qytet – shteti dhe u kthye në një nga vendbanimet më të rëndësishme të antikitetit.

Pirroja i vuri emrin qytetit Antigonea – sipas emrit të gruas së tij të parë, vajza e një familje fisnike maqedonase të Berenikës dhe Fillipit. Më vonë Berenika u martua me Ptolemeun, mbretin e Egjiptit dhe pasardhës i Aleksandrit të Madh, në oborrin e të cilëve Pirro u njoh me Antigonenë. Përveç gruas se tij, Pirroja nderoi edhe vjehrrën – Berenikën  duke i vënë emrin e saj një qyteti të Epirit.

Kur Pirro ishte  17 vjeç, sipas Plutarkut, historian i lashtë, një kryengritje e permbysi atë si mbret dhe ai u vendos nën kujdestarinë e Mbretit Dhimitër i Maqedonisë. Më vonë dergua në oborrin e Ptolemeut. “Duke qenë se Pirro ishte i shumë i aftë të  bënte për vete njerëzit e fortë  dhe i urrente frikacakët, dhe meqënëse ishte shumë i sjellshëm dhe i urtë në jetë, sipas shkrimeve të Plutarkut, ai u zgjodh midis shumë princërve të tjerë të martohej me Antigonën. Kjo martesë i dha Pirros një emër shumë të mirë dhe e bëri shumë të njohur. Me ndihmën e gruas së tij të mirë, Pirroja ia doli të mblidhte para, të ngrinte ushtrinë dhe të kthehej drejt Epirit per te rimarrë fronin mbretëror.
Antigonea, qyteti i dytë i provincës Epiriote të Kaonisë, pas Foinikes, si nga përmasat edhe nga rëndësia, kontrollonte të famshmen Via Egnatia që lidhte Dyrrachium (Durrësin), Apolloninë dhe Orikumin, me malësitë e Janinës dhe Epirit Jugor. Për shkak të pozitës së rëndësishme gjeografike, në një kodër dominuese te quajtur Jerma, në mes të luginës së Drinos, Antigonea u bë e njohur si përfaqësuese e kulmit të zhvillimit ekonomik. 

Lugina e Drinos, për shkak te pjellorisë dhe pozicionit gjeografik strategjik ishte një vend i populluar duke u dalluar nga rreth 29 qytete antike me fortifikime, varre, monumente, tempuj të lashtë dhe teatro. Pa dyshim, Antigonea ka qenë qendra kryesore e luginës mes Selosë se Dropullit të Sipërm afër kufirit grek në jug të Adrianopolisit dhe deri lart në Lekël, në fundin verior të luginës pranë Tepelenës.

Qyteti i lashtë i Antigonesë shtrihet në pozicion zotërues dhe startegjik në raport me Luginën e Drinos, qyteti në formë delfini shtrihet në një varg kodrash me dy maja që lidhen me njera-tjetrën me një shteg të ngushtë. Sipërfaqja urbane e qytetit brenda dhe jashtë fortifikimit llogaritet të ketë qenë rreth 90 ha. 

Qyteti ishte i rrethuar nga mure solide rreth 4,000 m  gjatësi, që mbronin qytetin nga të gjitha anët, veçanërisht në pjesën jugore dhe  perëndimore ku rreziku ishte më i madh për shkak të terrenit. Muret fortifikuese dhe ato të shumicës së shtëpive të zbuluara deri tani, jane bërë me blloqe të madhësive të mesme e të mëdha guri gëlqeror, të marra nga gurorja e malit të Lunxhërisë. Askund tjetër  si në Antigone, krahasimisht me shume qytete të tjera të fortifikuara në maja malesh, tipike për qytetet e lashta të zbuluar në Shqiperisë së sotme, arkeologë kanë mundësi të studiojnë zhvillimin urbanistik dhe arkitekturor. Kjo sepse Antigonea dallohet nga qytetet  e tjera të lashta për planin e saj urban të tipit hipodamik, katërkëndësh dhe të rregullt, i ngjashëm me shumë qytete helene të Greqisë.  Per herë të parë në qytetet e lashta në Evropë elementet urbane dhe arkitektonike të zbuluara, japin një ide të planifikimit te qytetit, duke treguar se Antigonea është ndërtuar me një urdhër, dhe nuk është zhvilluar më ndër vite. 

Disa objekte të vogla fshatare jashtë mureve rrethues, dhe veglat bujqesore të zbuluara gjatë gërmimeve si punishtet e endjes,qeramikat e shumta,gurët  e mullirit dhe paguret tregojnë se qyteti ishte një qendër bujqësore dhe blektorale të zhvilluar mirë, gjë për të cilën rajoni është akoma edhe sot i famshëm.  
Në vitin 198 para Krishtit, ushtria romake mposhti ushtrinë e Filipit te V-të, mbretit të Maqedonisë afër Antigonesë. Ashtu siç raportohet nga gjeografi  Strabo, në vitin 167 para Krishtit, Antigonea dhe 70 qytete te tjera të Epirit u shkatërruan nga ushtria e Amilius  Paullus, i cili mori hak për dëmet e shkaktuara Italisë nga Lufta e Pirros. Zhvillimet e mëtejshme të qytetit dëshmohen vetëm nga mbetjet e gjetura të kishës, në dyshemenë e së cilës ka një mozaik të Shën Kristoforit dhe një emblemë greke që dëshmon ekzistencën e qytetit ne periudhën paleo – kristiane. Kjo kishë ishte ndoshta godina  e fundit e ndërtuar në rrënojat e Antigonesë së lashtë dhe që u shkatërrua gjatë sulmeve  sllave në shekullin e 6-të të erës sonë. 

Antigonea, qyteti i ndërtuar me urdhër të Pirros për nder të gruas së tij si shenjë e dashurisë së tij, u dogj brenda një nate me urdhër të gjeneralit Romak Emilius Paullus në vitin 167 Para Krishtit si hakmarrje dhe në shenjë urrejtje, për aleancen e nje pjese të fiseve Epirote me Maqedonasit që luftuan kundër Romakëve.
Audio visit
http://www.antigonea.org/#/literature-dhe-me-shume/4560677201

Çfarë të shoh dhe të bëj?

Në komunën e Antigonesë ju mund të jeni në kontakt me të gjitha periudhat historike të njerëzimit nga prehistoria në kohët moderne. Ndërsa shpella e Spilesë dhe Ladovishtë tregojnë se zona ka qenë e populluar që nga kohët më të hershme, madhështia e antikitetit është e përfaqësuar nga Antigonea.


Tre bazilikave në fshatrat fqinje dëshmojnë për fillim të krishtërimit, dhe manastiri i Eremit në Spile, me Kishën e Shën Nikolës, është dëshmi e kohës së Bizantit.Periudha Osmane ka lënë gjurmët e veta përmes arkitekturës së shtëpive të shekullit 17 -18 në Tranoshishtë, dhe tendencat e periudhës komuniste mund të shihen në fshatrat e kooperativës bujqësore me emrat e  partizanëve  Arshi Lengo dhe Asim Zeneli.

PIKAT E INTERESIT

1. Mbetjet nga muret e fortifikuara  (fillimi i shek 3  para Krishtit ) mund të shihen qysh në momentin e parë të hyrjes në park. Fragmentet e mureve deri në 3 m të gjerë, gjenden përfund kodrës së Akropolit.


2. Nimfa e lashtë e Akropolit (fillimi i shekullit të 3-të para Krishtit ). Nimfa, një ndërtese kulti që në lashtësi konsiderohej vend i shenjtë i shpirtit femëror. Eshtë e rrethuar dhe ka shërbyer si burim uji.

3. Kisha e Shën Mëhillit (shekulli  6-9 i Erës Sonë). Ndodhet në pikën më të lartë të Akropolit dhe ka përmasat 8 m x 7.3 m dhe ka dy seksione.  Rënojat e saj u zbuluan në 1973 dhe materialet e ndërtimit janë marrë nga muret mbrojtëse të Akropolit.

4. Sistemet mbrojtëse të Akropolit (fillimi i shek 3-të para Krishtit). Fortifikimet janë formuar nga 3 breza muresh mbrojtëse që ngushtohen deri në majë të kodrës. Pjesa e jashtme është formuar nga mure mbrojtëse dhe shtatë kulla përforcuese.   

5. Punishtja e lëkurëpunuesit (gjysma  e dytë e shek të 3 para Krishtit ). Zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike në 1968. Një godinë,  me një dysheme të çrregullt, me një korridor dhe pesë seksione me funksione të ndryshme .  Zbulimet e kryera këtu përfshijnë qeramikën si: pagure, pjata kuzhine, tulla, pjata bronxi dhe vegla pune prej hekuri, të cilat mendohet të jenë përdorur për përpunimin e lëkurës. 

6. Porta veriore me dy kulla të fortifikuara (fillimi  i shek të  3-të para Krishtit ). Në vazhdim të murit rrethues në pjesën veriore dallohet një hyrje me dy kulla mbrojtëse. 

7. Godinë antike, shtëpia e karrocierit (gjysma e dytë e shek të 3-të para Krishtit ). U quajt kështu nga arkeologu Dh. Budina pasi këtu u zbulua një rrotë e madhe karroce që dëshmon se antigonasi lëviznin me karroca në rrugët e shtruara dhe të drejta të qytetit. 

8. Godinë antike (gjysma e dytë e shek të 3-të para Krishtit ). Residence banimi me një dysheme në forme L-je, e përbërë nga një korridor dhe pesë kthina. Zbulimet e bëra këtu në 1968 kanë qenë me shumë vlerë dhe të shumta në numër: pjata bronzi, vegla pune, monedha bronzi dhe argjendi, vula argjili, nje mini statujë e Poseidonit (Zoti i Oqeanit), si dhe 14 tesera bronzi me emrin e qytetit, që konsiderohen si sende identifikimi për votim. Në këtë shtëpi u gjet gjithashtu një figurinë mitologjike bronzi që konsiderohet si sfinks apo sirenë dhe që sot shërben si logo dhe simbol i Antigonesë. Në mitologjinë Greke dragoi ështe një zanë me krahë, e mirënjohur si vjedhëse e ushqimit nga profeti Fines. 

9. Banesë me varg kolonash peristili dhe dysheme me mozaikë (fillim i shek  3 para Krishtit). Në arkitekturën romake dhe greke një varg kolonash është një kollonadë që rrethon një kopësht apo një oborr brënda një ndërtese. Zbulimet: dy varre fëmijësh, qeramika, objekte bronzi dhe monedha. 

10. Kroi i lashtë (data e papërcaktuar) Ndërtuar pranë një burimi që vazhdon të rrjedhë edhe sot ujë të pishëm. Arkitektura e tij gjendet e imituar në krojet e  Lunxhërisë.

11. Varr Monumental (shek 3  - 2 para krishtit ) Varri i lashtë i stilit maqedonas. Përbëet nga dy bazamente të lidhura me njëra- tjetrën. Muret janë të suvatuara, tavani është i stilit kupolë i bërë me hark. Zbuluar gjatë gërmimeve në vitin 2005.  Zbulimet: qeramika dhe objekte bronzi.


12. Porta Kryesore e qytetit te lashtë me dy kulla të fortifikuara (shek 3- 2 para Krishtit) Ka dy kulla mbrojtëse në të dy anët. Zbulimet: gjurmë të instalimit të dy krahëve lëvizëse të Portës së Madhe. 


13. Stoa ose shëtitorja jashtë mureve rrethuese. (fillim i shek 3 para Krishtit). Vendosur rreth 250 m larg murit kryesor mbrojtës të qytetit nga jugu. Zbulimet përfshijnë një mur të punuar me stil poligonal, qeramika dhe monedha. Në afërsi mendohet se ka patur nje nimfë.


14. Bazilika Paleokristiane dhe Mozaiku unikal shumë ngjyrësh (shek 5– 6 i erës sonë). Kisha ka formen e nje bazilike trikongëshe, me 3 gjysma harku në anët e sheshit qëndror të kishës, me përmasa 13.8 m gjatësi dhe 4.6 m gjerësi. Mozaiku ka në qendër figurën e një njeriu me kokë qeni, motive gjeometrike, nga bota bimore dhe shtazore. Zbuluar gjatë gërmimeve në 1974.

15. Sistemi i fortifikimit jugor(shek 3- 2 para Krishtit ) Një strukturë lineare 800 metra, me 5 kulla mbrojtëse dhe një portë të vogël nga jugu. Eshtë seksioni më i rëndësishëm i sistemit të fortifikimit të qytetit. Stili i përdorur në konstruksionin  e tij quhet “izodomik” (i rregullt drejtkëndor të shtrira horizontalisht ). Pesë kullat përbëhen nga dy konstruksione metalike të përforcuara me binarë. Janë ndërtuar në formë drejtkëndëshi më shumë se 6 m të larta dhe të gjera në distance 60 m larg njëri- tjetrit.   

16. Pazari  dhe stoa (shëtitorja) me çati (shek 2 - 3 para Krishtit ) ka një plan drejkëndësh me përmasa 59.6 m me  8.6 m dhe është dekoruar me kollona me stilin Dorik. Nje kanal unikal dranazhimi kalon mespërmes tij. Në 1987 jane gjetur ketu figurina prej bronzi e Qenit Mollos dhe fragmente bronzi të një statuje monumentale të një kalorësi të panjohur (helmete kali, bisht kali dhe dora e kalorësit me një unazë në gisht . 

17. Kompleksi i vilave dhe ndërtesavë publke me kolona peristili (shek.3 – 2 para Krishtit). Përbëhen nga një kompleks ndërtimesh me kolona peristili vendosur pranë një prej kryqëzimeve kryesore të rrugëve të qytetit. Kompleksi ka përmasa 18 m x  8.5 m dhe është zbuluar gjatë gërmimeve të 1986. Për shkak të gjetjeve dhe vendodhjes në qendër të qytetit supozohet të ketë patur funksione tregëtie dhe publike.     


18. Kisha paleokristina e periudhës bizante, ndërtuar midis shekujve 7-9-të pas lindjes së Krishtit me gurë dhe kolona nga  rënojat e banesave te qytetit antik. Kisha mesjetare e shekujve  IX-XI ka një altar të vetëm në përmasat 11 m x 3.5 m. Pranë saj janë zbuluar 13 varre në varrezat pranë kishës, me inventare të pjesshme.  

19. Kompleksi i banesave private dhe publke me kolona peristili (shek.3 – 2 para Krishtit). Përbëhen nga një kompleks ndërtimesh me kolona peristili vendosur në kryqëzimin kryesore të rrugëve të qytetit. Dallohen qartë mbi kryqëzimin kryesor mbetjet e kishës mesjetare ndërtuar më pas. Kompleksi ndodhet në qendër të qytetit dhe supozohet të ketë qenë me disa funksione banimi,tregëtie dhe publike. Komplesi përbëhet nga disa godina për punime zejtarie, një punishte tekstili, një peshore guri dhe një sistem kanalizimi mbi dhe nën tokësor.  Gjetjet: pjata qeramike për përdorim të përditshëm, tjegulla qeramike, vegla për punime artizanale, kundrapesha për makinën e endjes, monedha bronxi, artikuj dekorativë prej bronxi, vegla bujqësore, etj.

Ndërtesat e këtij blloku variojnë në varësi të tipit dhe funksionit të tyre:

Ndërtesat me një kolonë drejtkëndëshe, rrethuar me hapësira për jetesë dhe aktivitet ekonomik.
Ndërtesa me një oborr dhe një portë të vendosur në njërën anë apo në të dy anët e oborrit.    
Një ndërtesë me një korridor të ngushtë në mes dhe hapësira në të dy krahët.
Banesat që kanë oborr që ndodhet në një cep të shtëpisë.   
 
Etiketimi i këtyre shtëpive është bazuar në funksionin e tyre, të përcaktuara nga llojet e veglave dhe objekteve të tjera të gjetura: 
Objekti i zejtarisë, me përmasa 35 m x 15 m, me një sipërfaqe 335 m2, daton në gjysmën e dytë të shek. të 3-të para Krishtit. Zbulimet e bëra këtu janë pjata bronxi, vegla hekuri si sëpatë, hanxhar, kosë, hekur e bronx të ndryshkur, monedha të ndryshme, doreza prej bronxi e një pjate në formën e një figurine sfinksi, qeramika, etj. Për shkak të metaleve të ndryshkura dhe zbulimeve të tjera, kjo shtëpi është gjykuar që është shtëpia e një zejtari.  



20. Shpella e Antigonesë. (prehistorike) Ndodhet pjesën lindore shkëmbore të Parkut. Shpellë natyrale, që në antikitet ka shërbyer si mbrojtje natyrale, pjesërisht e fortifikuar me një mur me shumë kënde. Sipas shkrimeve antike, shpella është përdorur si strehim nga banorët gjatë sulmeve dhe sot konsiderohet si zonë historike.
Këshilla për Udhëtime



Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate