01 giugno 2013

ECODIBRA DHE TURIZMI, Eko-Turizmit ne Rajonin e Dibres

Pararendja:
Rajoni i Dibres shtrihet ne lindje te Shqiperise ne nje terren te thyer pergjithesisht malor por i kombinuar ne te ashtuquajturen zone e ulet qe fillon nga lumi Drin i zi dhe sa vjen e lartesohet ne pllaja.kodra dhe male te thepisura deri ne kufi me republiken e Maqedonise.
Vargmalet e Korabit, malit me te larte ne Shqiperi kane nje bukuri te rralle.Ato mbajne mbi supe kreshta malesh te perbera nga guri gelqerore dhe formacione gipsi,te veshura me bimesi barishtore te kullotave alpine te llojeve te shumta e qe formojne nje tapet te gjelber ne periudhen pranvere-vere.Lulet e shumta shumengjyreshe,burimet ujore te karaktereve ujvara,liqene natyral,druret pyjor te llojeve fletore dhe halore te cilat vetullojne keto zona alpine shfaqin nje pamje te shkelqyer pejsazhistike per banoret vendas dhe vizitoret.
Shume zona te tilla si Kalaja e Dodes me Korabin madheshtor e livadhet alpine,zona e Grames me kullotat alpine ,liqenet natyrale te tipit karstik,liqeni artificial ne qender te Grames i shoqeruar me druret pyjor te bredhit e pishes jane me te vertete perla te rajonit tone.

Zona e Kalase se Dodes
Mirese vini ne Kala te Dodes, porta e malit me te larte te Shqiperise
Gipsi KalaKalaja e Dodes eshte Porta dhe streha per ate qe duan te arrijne majen e Shqiperise, malin me te larte te vendit tone dhe nje nder me te lartat ne gadishullin e Ballkanit.
Dy jane rruget nga arrihet ne fshatrat karakteristike te Kalase se Dodes.Ajo arrihet si nga Peshkopia apo Dibra e madhe ne rrugen Peshkopi Kala e Dodes, si dhe Kosova e Kukesi mund ta arrijne qe nga rruga Kukes-Bushtrice- Kala e Dodes.
Komuna KALA E DODES shtrihet ne verilindje te qytetit te Peshkopise, me distancen me te afert 30 km dhe me te largeten 40 km nga Peshkopia.
Tre elemente shume te rendesishem prer jeten mund te gjenden atje: ajri shume i paster dhe i fresket, uji i ftohet dhe me i shijshmi ne vendin tone, si dhe prodhime blegtorale, mish dhe bulmet i nje cilesie shume te larte(BIO). Kushtet e strehimit jane ne pergjithesi modeste, porse shkojne cdo dite ne permiresim, dhe vilat e para te kompletuara vijne ne shtim.
ii.Mali I Korabit
Mali i Korabit
Mali i Korabit perben pjesen me te larte te krejt vargut me te njejtin emer , duke qene jo vetem mali me i larte i Shqiperise (2751m) por edhe nje nga me te lartet e Gadishullit Ballkanik. Korabi shtrihet midis lugines se perroit te Veleshices dhe asaj te perroit te Grames.
Kurrizi i Korabit n dahet ne tre kreshta kryesore prej gropash kontakti, si ajo e Panairit, e staneve te Preshit dhe ajo e Bjeshkes se Shehut.
Nder keta me e njohura eshte gropa e Panairit. Pejsazhi i saj eshte madheshtor. Mbi te qendron maja e Korabit, ndersa ka formen e nje stadiumi ne krye te te cilit eshte nje burim me ujin me te ftohte qe buron ne Shqiperi. Vendasit rekomandojne qe uji i Panairit mund te pihet vetem duke perdorur pipeza, pasi perdorimi direkt krijon probleme. Kjo per shkak te temperatures shume te ulet. Nese vizitori arrin ne muajin qershor ne kete fushe, prane burimit ai do te gjeje bore dhe krahas kesaj plot lule me nje pasuri te jashtezakoneshme bimesh e ngjyrash.
Vendasit mendojne se emri Panair vjen nga fakti qe ne shekuj ky vend eshte perdorur si Panair i Blegtorise per te gjithe vendet e Ballkanit.Kjo grope ka forme vezake, me fund gati te sheshte e cila varet mbi lugun akullnajor te rrafshit te Korabit ne veri me nje prag gati 200 m te larte.
Gropa e Panairit ka dy kreshta ate te Moraves (2716 m) dhe ate te Rosnikut (2567 m), te cilat bashkohen tek maja e Korabit. Karakteristike e shkembinjeve perberes te ketyre kreshtave jane brezat e gelqeroreve te mermerizuar. Cirqet akullnajore qe skalitin keto kreshta dhe qe formojne cirqe komplekse, jane te ruajtura me mire se kudo gjetke. Ata shtrihen ne forme te shkallezuar derisa perfundojne ne lugun akullnajor te Rrafshit te Korabit ne veri dhe ne gropen e Panairit ne lindje.
Gropa e Panairit ndahet nga ajo e staneve te preshit (vendburim i ujit qe furnizon qytetin e Peshkopise) nga Kreshta e fameshme e Morave Korabit duke formuar nje rrepire 600-700 m te larte.
Perpara se te arrihet ne panair vizitori normalisht duhet te Kaloje Rafshin e Korabit, e quajture nga vendasit edhe fusha e Korabit, qe historikisht ka sherbyer edhe si ure lidhje per Kalane e Dodes me Shqiptaret e Maqedonise dhe ato te Kosoves. Eshte kjo arsyeja qe vendasit i kane kushtuar kesaj fushe plot kenge e legjenda. Gjate periudhes se veres ajo eshte mbushur plot me stane si dhe me tufa delesh.I ngjen nje qylimi gjigand me lule, te cilat nga java ne jave i lene rradhen njera tjetres.
Kjo fushe qe ndodhet ne veri te malit, ka tipare te qarta te nje korite me gjatesi rreth 3 km. Ne te formohen disa pragje, derisa zbret mbi fshatin Radomire, ndersa ne fundin e saj takohen edhe disa kodrina.
Vizitoreve kjo fushe krahas ajrit te paster, freskise e bukurise mahnitese, ju ofron edhe kushte shume te mira per pista skish apo aktivitete te tjera dimerore. Ne kete rafsh debora qendron mesatarish mbi 6 muaj. Mjafton nje ore ngjitje nga fshati Radomire per tiu afruar qe ne mengjez rrafshit te Korabit. Ky pastaj mund te jete fillimi per vizitorin. Per tu vizituar nuk eshte vetem maja e Korabit, nuk eshte as vetem fusha e Panairit. Jane edhe plot bukurira te tjera te natyres qe shkurt do ti pershkruajme me poshte:
Gropa e Staneve te Preshit ne jugperendim ka forme te perzgjatur dhe eshte me e gjere se ajo e panairit. Ne te formohen pragje deri ne fshatin Radomire. Ne pragun me te poshtem gjenden 5 liqene akullnajore qe jane ne tharje, por qe akoma ruajne vlera qe i shtojne ketij pejsazhi.
Portat e KorabitKreshta tjeter e ketij mali eshte ajo e Portave te Korabit, e cila ndahet nga vete maja e Korabit prej qafes me te njejtin emer (2475 m lartesi). Kjo kreshte , ne te cilin lartesohen dy maja me lartesi mbi 2700 m ndan gropen e Staneve te Preshit ne verilindje dhe nga ajo e Bjeshkes se Shehut ne jugperendim. Kjo e fundit ne ndryshim prej dy gropave te lartpermendura , eshte thelluar aq shume nga nje dege e perroit te Veleshices, saqe ka marre me teper tiparet e nje lugine. Ne shpatin lindor te kreshtes se Korabit takohen dhe mjaft forma te karstit nival, qe perfaqesoshen nga hinka , ulluqe dhe gropeza te ndryshme.Dukurite e ngricave kane cuar ne formimin e rrjedhjeve te shumta gurore qe zbresin nga keto kreshta drejt fundit te cirqeve.
Kur vizitori don te shkoje ne drejtim te malit te Grames (pjese e ketij ansambli madheshtor) ky kurriz ulet dhe behet gjithnje me i bute, sepse gelqeroret i lene vendin rreshpeve. Shpati perendimor i ketij kurrizi bie mjaft pjerret ne shpatullen akullnajore te Bjeshkes se Zonjave , midis malit te Bardhe dhe atij te Grames
Kjo shpatulline eshte formuar ne kontaktin tektonik te rreshpeve me gipset e malit te bardhe dhe perben nje prag litologjik.Prania e gipseve nen kete prag, e ka ruajtur ate nga shkaterrimi , duke penguar erozionin mbrapesor te perroit te Grames. Ky prag i transformuar ne nje shpatulline gjate akullzimit, ka gjatesi afro 2 km, gjeresi deri ne 1 km, dhe mbi te gjenden dy liqene akullnajore.
Pjesa me mahnitese e tij eshte perroi i Lushit, i famshem per bukurine e luleve te pranveres si dhe per pasurine e madhe te biodiversitetit e vecanerisht te llojeve te rralla.
Vizitorin e masivit te Korabit e mahnisin kontrastet e theksuara midis majave te larta e mjaft te mprehta me natyre alpine dhe e luginave , grykave, lugjeve e gropave te thella.
Bimet, kafshet si dhe pasuria e madhe ne ujra i shton se teprmi vlerat e ketyre pejsazheve, qe perbejne nje pasuri te madhe, si dhe nje te ardhme per zhvillimin e te turizmit ne vendin tone.
LURALura

Por jo me pas tyre qendron Lura e cila eshte nje perle e tipit alpin me pyje te shumte te llojeve halore,me fshatrat e saj te vendosura ne pllaja e lugina,me shtate liqejt natyral te tipit karstik te cilet jane nje çfaqje e rralle e bukurise natyrore


Fusha e Pelave me nje siprfaqe 50 hektare eshte e rrethuar kudo me bredh e pishe dhe paraqet nje pamje vertet mahnitese ku sipas deshmive te te moshuareve,ne kohe te hershme organizoheshin gara me kuaj gjate periudhes se veres dhe ndaj quhet edhe “Fusha e Pelave”.
  1. Lane-Lura

     Eshte nje pllaje ne lartesine 1200 m e cila ngjan me nje stadium natyral dhe qe I qendron mbi koke fushe Lures.Ajo eshte e stergjatur per ne jug lindje duke formuar luginen e Gjashtegjishtit* me nje pamje shume te bukur.
    Tufa te medha dhensh kullotin ne bjeshken e Gjargjishtit ecila ka bare yte embel dhe lule te shumta.
  2. Fushe Lura
    Fushe Lura
    Tek zbret nga Lan Lura rruges gjarperuese te shpaloset me plot bukurite e saj pllaja me e madhe e treves se Lures,Fushe-Lura.
    Ajo eshte edhe qendra administrative e cila eshte errethuar nga te gjitha anet me male te larte te veshur me pyje haloresh.ka pak toka te mbjella dhe kryesisht livadhe me lule shumengjyreshe.
    Banoret jane shume mikprites,ato jane vetret te varfer por me zemer te madhe.
    Mbareshtrojne kryesisht dele dhe blete.Jeta e tyre eshte e lidhur kryesisht me pyllin dhe token e paket.Druri ata i shoqeron gjate gjithe jetes se tyre.
    Ne mes te pllajes shtrihet nje lume me uje te paster i cili buron nga mallet e larta.Por burimet ujore me uje kristal jane te shumte.

  3. Lura e Vjeter
Vetem 2 km nga Fushe Lura per ne perendim, shtrihet Lura e Vjeter dikur sektori i sharrave te ish Ndermarrjes se Shfrytezimit.Aty ka burime te shumta uji dhe pishat e bredhat te shoqerojne kudo.
Aty mu ne mes te fshatit ka edhe nje kishe per banoret e besimit katolik.
IV.Liqenet e Lures
Nga Lura e Vjeter rruga auto te drejton per ne zonen e liqejve te cilet jane plot shtate.
Pergjate rruges shpaloset bukuria e maleve te mbuluara me drure,celtirat me luleshumengjyreshe dhe ndjehesh i emocionuar nencicerimen e zogjeve dhe bilbilave.Aty ketu ndegjon edhe kengen e gjelit te eger nje pasuri e rralle dhe e bukur kjo e kesaj treve.
Pamje te tilla shume te bukura mbajne ne vetvete edhe zonat e Ilnices (Hinoska)dhe bjeshka e Pocestit me ujvaren e saj fantastike.
Ne zonen e Bulqizes ne pyjet e Ternoves shpaloset nje pejsazh shume i bukur natyror me pyje dhe liqene natyrale te cilet i zbukurojne se tepermi vlerat e mjedisit te kesaj zone.
Keto vlera pejsazhistike qe mbartin zona te caktuara te rajonit behen edhe me interesante kur njeharazi shpalosen edhe historite e banoreve vendas,simbioza e tyre me pyllin,kulloten,blegtorine.

Por ata jane edhe shume mikprites dhe te respektuar per mikun,dashamires per vizitoret dhe vizitat qe u behen,,te gatshem ne rrefimin e te dhenave historike etj

Zona te veçanta kane karakteristika te veçanta ne menyren e jeteses,ne gatimin e gjelleve,ne kultivimin e bimeve bujqesore dhe te frutikultures,ne mbareshtrimin e blegtorise sidomos llojet e tipet e rracave per zona te ndryshme jane te ndryshme etj.
ECODIBRA DHE MJEDISI

Kush eshte Ecodibra ?!
Klubi Ekologjik Rajoni Diber u krijua nga nje grup nismetar me specialist te fushave te ndryshme qe ne prill te vitit 1996, si dege e klubit ekologjik Shqiptar me qender ne Tirane.
Duke pare sferen e kufizuar te veprimtarise se vet,ajo u mvetesua ne nentor te vitit 1999 duke e shtrire aktivitetin e tije ne te gjithe rajonin e Dibres (ne baze Prefekture).
Ne rajonin tone ka shume probleme mjedisore te cilat vijne si rezultat I varferise se banoreve dhe mungeses se alternativave per te mbijetuar. Ne kete menyre njerzit kane qene te shternguar te mbareshtrojne me shume blegtori te cilat si baze kullotje kane patur pyjet.Po ashtu edhe çelja e tokave te reja beri te mundur zvogelimin e siperfaqes pyjore me rreth 3600 hektare kryesisht ne pyjet e uleta te dushkut te cilat jane me prane fshatrave.
Nga kjo situate e krijuar shoqeria cilive eshte e shqetesuar sepse mjedisi ka nje rendesi shume te madhe per mbrojtjen e shendetit te njererzve.
Ecodibra ne misonin e saj ka te percaktuar veprimtarite konkrete per ndergjegjesimin e opinionit publik per mbrojtjen e bimesise ekzistuese,te ambjenteve te perbashketa dhe ato familjare si dhe realizimin e aktiviteteve nderhyrese ne mjedis per zvogelimin e impakteve negative.
Qe ne fillim te krijimit te tije si dege e Klubit Ekologjik Shqiptar, dega Diber mori pjese ne nje seri tekimesh dhe seminaresh te organizuara si Brenda rrethit ashtu edhe ne nivel kombetare.
Jane aktivizuar shume specialialiste te fushave te ndryshme te apasionuar per mjedisin siç mund te permendim zj.Violeta Kola,Sabri Laçi,Veli Shehu, Munir Hoxha, Ivzi Roshi, Hekuran Toçi, Valentina Alku, Abaz Hoxha etj.
Ecodibra ka ndikuar ne ndergjegjesimin e nxenesve te shkollave tetevjeçare dhe te mesme duke shperndare flete palosje per ditet e mjedisit, revisten "Miqte Nderkombetar te Natyres", reviten e prodhuar nga ecodibra etj.
Puna me e rendesishme e ecodibres ka qene shtimi I rradheve te saj me anetar te rij ne rajon.
Ne zona te ndryshme te vendit si Lure,Bulqize,Melan, Tomin,Sllove, kala e Dodes,Arras, ka veprimtare te cilet ne bashkepunim me ecodibren realizojne aktivitete per ndegjegjesimin e komunitetit per mbrojtjen e pyjeve dhe siperfaqebve me bimesi.
Ne zona te veçanta ku problemet jane shume te mprehta dhe si rezultat I demtimit te bimesise eshte shkaktuar nje erosion I fuqishem i cili kanos çdo dite jeten e banoreve si ne Kishavec,perroi I Peshkopise, perroi i Kusares Luzni,demtime te lumit Drin ne tokat bujqesore Gjorice,Portgoce,ushtelenxe,Selane,Muhurr, Rrethas Fushe Alie etj.Erozion i zhvilluar
Nga perllogaritjet humbet nga erozioni afersisht 100 m3 per hectare ne vit.
Efekte negative ka edhe demtimi i cilesise se tokes,prishje e structures
Se saj,shperlarja e lendeve organike e tj.
Shumica e ketyre tokave jane kthyer ne acide dhe te braktisura nga fermeret.
Nga ecodibra jane realizuar edhe nje sere studimesh ne shkalle rrethi nje nder te cilet dhe me I rendesishmi eshte "Hartimi I Strategjise se Mjedisit" SEA ne te cilen specialistet e shoqates trajtuan me kujdes problemin e demtimit te pyjeve nga prerjet dhe kullotja si dhe demet e shkaktuara nga erozioni dhe masat per kontrollin e tije.
Takime me komunitetinNje aspect shume I rendesishem I ecodibres eshte prjesemarrja ne sensibilizimin dhe transferimin e pyjeve nga shteti ne perdorim te komunitetit me pjesemarrjen e tije.
Gjate kater viteve eshte bere nje pune intensive per realizimin e ketije procesi nepermjet zbatimit te disa hapave shume te rendesishem te cilet kane bere te mundur rehabilitimin e mijera hectare pyje dushku dhe ahu kryesisht ne afersi te komunave dhe fshatrave.
Konkretisht ky process eshte realizuar ne komunat,Tomi,Melan,Kastriot,Arras,Sllove,kala e Dodes etj.keto veprimtari kane qene shume efektive dhe tashme ne keto zona kemi rezultate konkrete te riperteritjes massive te pyjeve.Shperndarja e fletepalosjeve
Keto projekte jane mbeshtetur nga donatore te ndryshenm si projekti I Pyjeve I bankes Boterore, REC(Qendra Rajonale e Mjedisit per Europen Jug Lindore),USAID, (Organizata per Zhvillim Nderkombetar), Novib Hollande (Organizata per Zhvillim dhe Bashkepunim Nderkombetar ).
Ne realizimin e projekteve per pengimin e erozionit ne fshatin Zimur te Komunes Tomin eshte realizuar nje project I financuar nga SNV Peshkopi, duke mbjelle 2 hektare akacie dhe 70 m3 prita e gardhe kunder erozionit.
Po ashtu ne Vertok (Perroi i Melanit) jemi mbeshtetur me nje project nga Ambasada Norvegjeze duke ndertuar rreth 120 m3 prita me mure guri te thate,mure guri llaçimento e gardhe dyshe.
Gjate vjeshtes se vitit 2001 dhe 2002 jane mbjelle nga ecodibra 75,000 rrenje akacie dhe 20 hektare plep kanadez ne zonene e rrezikuar te Kishavecit Komuna Kastriot.
Ecodibra ka marre pjese gjithashtu edhe ne konferenca e takime te cilat jane organizuar ne shkalle vendi.
Specialistet e saj jane trajnuar prane REC,APFDP,PNUDI,SNV,ANNTARC,Partneret e Shqiperise,te cilet sot jane te afte qe te organizojne kurse trainimi dhe veprimtari te rendesishme ne mbrojtje te mjedisit.
Bashkepunimi me OJF-te vendase ka qene prezent sidomos me ato mjedisore ku ecodibra ka organizuar aktivitete te perbashketa. Nje nder me te rendesishmit ishte ai I kremtimit te 5 Qershorit "Dites nderkombetare te Mjedisit" aktivitet I cili u realizua ne bashkepunim me Shoqaten Mjedisore Agimi.
Bashkepunim dhe koordinim aktivitetesh ecodibra ka patur edhe me simotrat e soj ne Rajon. Ajo ka bashkepunuar me Shoqaten Mjedisore "Deshati" ne Diber te Madhe, me shoqaten e Mbrojtjes se Natyres Struge.
Ne hartimin e projekteve te perbashketa ne kemi bashkepunuar edhe me shoqata ne Bullgari,Hungari etj.
Ecodibra ne programin e saj ka te percaktuar objektivat afat shkurtera,afatmesme dhe ato afat gjata te cilat perbejne edhe planin konkret te aksionit per mbrojtjen e mjedisit natyror dhe atije ne pergjithesi.
Per te bere gjithnje e me present problemet mjedisore ecodibra ka shkruar disa artikuj problemetik tek revista e REC "Mjedisi Sot"
OBJEKTIVAT AFAT  GJATE TE KLUBIT EKOLOGJIK JANE:
#. Perfshirja dhe sensibilizimi i komunitetit ne te gjithe Rajonin per problemet Mjedisore si:

  • *Ruajtja dhe shtimi i Pyjeve duke rritur shkallen e perfshirjes se komunitetit nepermjet proçesit te transferimit ne te gjitha komunat e Rajonit.
  • *Mbrojtja e bimeve dhe kafsheve te egra te cilat rrezikohen te zhduken ne
  • kuadrin e ruajtjes se biodiversitetit.
  • *Shtimi i numrit te anetareve te Klubit Ekologjik ku perparesi do ti jepet
  • pjesemarrjes se gruas dhe vajzave ne proçesin e vendimarrjes.
  • *Studimi i problemeve mjedisore per erozionin dhe kontrollin e tije per te
  • gjithe rajonin.

OBJEKTIVAT AFAT MESEM:
  • #. Hartimi i Planeve Strategjike Per mjedisin ne Rajonin e Dibres.
  • - Percaktimi i komunave qe do te behet transferimi i pyjeve dhe kullotave
  • Studimi i Burimeve natyrore dhe potencialit bimor e kafshet e egra
qe rrezikohen ne rang Rajoni.
- Percaktimi i numrit te degeve dhe anetaresimeve ne zonat me problematike mjedisore te Rajonit
OBJEKTIVAT AFAT SHKURTER
  • #. Mbeshtetja Konkrete e Komunitetit dhe Zonave Problematike
medisore
  • Sigurimi i bashkepunimit shoqate/komunitet/pushtet vendor per problemet mjedisore.
  • Studimi i pyjeve dhe kullotave qe do te transferohen ne rang fshati dhe komune.
  • Studimi i gjendjes social-ekonomike te zonave problematike te rajonit dhe mardheniet qe ato kane me mjedisin ne pergjithesi.
  • Studimi dhe mundesia e menaxhimit te burimeve ujore te rajonit si burimet ujore te rrjedheshme,atmosferike dhe ujrave te pijshem.
  • Sensibilizimi i opinionit publik per mbrojtjen e kafsheve te egra dhe bimeve qe rrezikohen te zhduken si rezultat i ndikimit te ngohjes globale.
  • Fuqizimi ekonomik dhe institucional i shoqates nepermjet sensibilizimit dhe terheqjes se donatoreve te huaj.
  • Percaktimi i zonave turistike dhe zhvillimi i ekoturizmit familjar ne Rajonin e Dibres.
  • Analiza dhe percaktimi i Strategjise mjedisore ne Rajonin e Dibres/Sensibilizimi i opionit publik/potenciali/mundesite.
Ecodibra do te vazhdije pa u lekundur ne realizim te misonit te saj per te rehabilituar mjedisin ne nje kohe sa me te shkurter.
Vizioni i saj eshte:
DIBRA NJE PERLE E GJELBER E NATYRES SHQIPTARE.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate