02 giugno 2013

Durrës, hap me fishekzjarre sezonin turistik 2013

DURRES - 01 Qershor 2013 - 12:05
Durrësi ka çelur zyrtarisht sezonin turistik të këtij viti. Me këtë rast, Bashkia e qytetit kishte organizuar një sërë aktivitetesh dhe një koncert festiv me artistë të njohur të vendit, si Xhensila Myrtezai, Bes Kallaku, Reshit Gjini, Kujtim Prodani, Silva Gunbardhi, Valbona Halili etj.

Atmosfera festive është shoqëruar edhe me fishekzjarrë të shumtë që kanë ndriçuar sheshin. Në fjalën e tij, kryebashkiaku, Vangjush Dako tha se turizmi është një prioritet i Bashkisë dhe se qyteti është gati të presë në mënyrën më të mirë të mundshme qindra mijë pushues që do të vijnë jo vetëm nga trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

“Qyteti ynë si gjithmonë do t’u ofrojë këtyre pushuesve mikpritjen, akomodimin, komoditetin, shërbimin e pakursyer, por edhe pasuritë e mëdha të trashëgimisë kulturore, evenimente artistike e çdo gjë tjetër që do të mund t’ua kthejë këto ditë pranë kësaj pjese të Adriatikut, në të paharrueshme. Turizmi ka qenë dhe mbetet prioriteti i bashkisë sonë dhe promotori i zhvillimit ekonomik ndaj meriton vëmendjen e të gjitha palëve për të punuar sa më shumë në përmirësimin e infrastrukturës së këtij sektori kaq të rëndësishëm jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë”,-tha Dako. 

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)- See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/durres-kryebashkiaku-dako-hap-me-fishekzjarre-sezonin-turistik-159954.html#sthash.a67ZPklj.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate