30 maggio 2013

Zyra e Shërbimit Turistik në Portin e Durrësit maj/2013


slide_im_qendra_turizmit_durres

Pas asaj të Rinasit një tjetër zyrë informacioni turistik ka nisur të funksionojë sot në terminalin e udhëtarëve, në portin detar të Durrësit. Hapja e saj është bërë e mundur në bashkëpunim me Agjencinë turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
I pranishëm në ceremoninë e përurimit, ministri i TKRS, Z. Visar Zhiti theksoi rëndësinë e informimit të udhëtarëve dhe turistëve në pikat kryesore hyrëse të vendit.
Ministri i Kulturës bëri të ditur se kjo është Zyra e dytë e informacionit turistik, pas asaj që u përurua një vit më parë, në terminalin e Aeroportit “Nënë Tereza”, gjithmonë në bashkëpunim me TIKA. “Me këtë rast dua të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim për bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë Turke, me Ambasadën e Turqisë në Tiranë si dhe me zyrën e bashkëpunimit turk, nëpërmjet të cilit është mundësuar ngritja dhe instalimi i kësaj pike të rëndësishme të infrastrukturës turistike në Durrës. Dua të kujtoj për pjesëmarrësit, që kjo është zyra e dytë e informacionit, që MTKRS dhe TIKA po mundësojnë, pas një pikë të tillë të ngjashme në Aeroportin e Rinasit” tha Ministri Zhiti.
Perveç investimeve kapitale dhe promovimit te turizmit, Ministri theksoi rëndësinë e përsosjes së infrastrukturës së shërbimeve ndaj vizitorëve ne vend, ku një nga elementet thelbësorë është përcjellja e informacionit turistik.
Ambasadori i Republikës së Turqisë, në Tiranë, Z. Hasan Ashan, theksoi rëndësinë e zbatimit të këtij projekti në fushën e turizmit. Diplomati i lartë turk vlerësoi kapacitetet e mëdha turistike të vendit tonë, ndërsa garantoi se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë, në fushën e turizmit, do të jetë intensiv edhe në të ardhmen.
Pranë Zyrës së Informacionit Turistik, në portin e Durrësit, krahas fletë palosjeve, hartave dhe broshurave, me të dhëna turistike, është instaluar edhe një ekran touchscreen, përmes të cilit informacionet turistike mund të vilen drejtpërdrejt nga turistët dhe udhëtarët e interesuar.
TIKA është e pranishme në vendin tonë që nga viti 1996. Ajo ka mbështetur veçanërisht sektorët ekonomikë, tregtarë si dhe institucionet e shëndetësisë, arsimit, turizmit, trashegimise kulturore, etj.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate