06 maggio 2013

Guida turistike e Sarandës, Nuk ndodh shpesh që të gjesh në të njëjtin vend site arkeologjike shumë të lashta, të rrethuara nga një det shumë i bukur, ku banojnë njerëz mikpritës në një klimë të jashtëzakonshme

06/13/2013
Nuk ndodh shpesh që të gjesh në të njëjtin vend site arkeologjike shumë të lashta, të rrethuara nga një det shumë i bukur, ku banojnë njerëz mikpritës në një klimë të jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për një nga perlat e turizmit Shqiptar, Sarandën

Shtrihet në jug të vendit tonë, në gjirin e detit Jon dhe  plazhet që të ofrohen janë të shumtë. 

Më i afërti është ai pranë shëtitores së qytetit, ndërkohë mjaft tërheqës është plazhi i Manastirit, i cili mori këtë emër për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir. 

Mjaft i njohur është plazhi i Pasqyrave, i cili sipas banorëve e ka marrë këtë emër nga peshkatarët e zonës. Këtu, ngjyra e kaltër pranë bregut, pasohet menjëherë me blunë e thellë. 

Plazhet kurdoherë janë të mbushura nga pushuesit, që përveç banjove të diellit apo shëtitjeve me barkë, zgjedhin të freskohen apo drekojnë në baret dhe restorantet e shumta që gjenden aty pranë.

Nëse dëshironi të shkëputeni pak nga qyteti, atëherë mundësia është spostimi drejt plazheve të Ksamilit, rreth 20 kilometra larg. 

Edhe këtu plazhet janë të shumta, ashtu sikurse edhe ishujt. Gjiri i Kakomesë është një tjetër mundësi për të shijuar në maksimum ujrat e kaltra të Detit Jon.

Përpos plazheve të Sarandës dhe Ksamilit, ka edhe pika të tjera turistike për të vizituar. Njëra prej tyre: Kalaja e Lekursit. Ajo gjendet në majën e një kodre të lartë në Sarandë, nga ku mund të shihet qyteti, Ksamili dhe një pjesë e ishujve të tij.  

Për të prekur gjurmët e historisë së lashtë dhe monumenteve arkeologjike, duhet vizituar Butrinti. 

Sipas arkeologëve, monumentet këtu përfaqësojnë rreth 2000 vjet histori, nga tempujt helenë të shekullit të IV para Krishtit, deri ne fortifikime mbrojtese otomane të fillimit të shekullit të XIX. 

Për të kompletuar vizitën arkelologjike nuk duhet lënë pa vizituar qyteti antik i Finiqit si dhe manastiri i Mesopotamisë.

Për shëtitje në natyrë, në mes të gjelbërimit gjendet “Syri i kaltër”. Uji del nga thellësitë e nëntokës, duke i dhënë burimit ngjyrën e kaltër, në formën e një syri, prej të cilit merr edhe emrin. Temperatura e ujit është shumë e ulët, por kjo nuk pengon ndonjë turist të zhytet në ujë për pak sekonda.

Për ata që dëshirojnë të zbaviten gjatë natës, në Sarandë ka disa alternativa: pub-e me koncerte live dhe diskoteka. Cocktail pijesh, por edhe gjinish muzikore dhe spektaklesh.

Falë klimës së saj të butë, ia vlen të vizitohet Saranda dhe Shqipëria e Jugut, hotelet mund të prenotohen në çdo periudhë të vitit. 

Periudha shumë të këshillueshme janë pranvera dhe vjeshta, për ata që duan të bëjnë ekskursione, ndërsa për ata që duan detin, periudha ideale është nga fundi i majit deri në fund të shtatorit.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=256542#.UYgQ6Vf8tJ0.facebook

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate