11 maggio 2013

"Daily Mail": Shqipëria, jo më vendi ku të prisnin flokët në aeroport, maj-2013


Gazeta prestigjoze Daily Mail ka bërë një artikull për peisazhet dhe bukuritë e territorit Shqiptar.
“E mbani mend Shqipërinë? Vendin komunist kur vinit në aeroport dhe ju prisnin flokët në qoftë se i kishit të gjata? Epo kjo gjë ka ndryshuar”! Kështu e ka hapur artikullin gazeta prestigjoze.
Daily Mail e krahason Shqipërinë aktuale me Spanjën e viteve ’50. “Ju mund të argëtoheni në plazhet ranore duke pirë një kafe 40 cent”, shkruan Daily Mail.
Sipas Daily Mail, Durrësi është një prej destinacioneve më të mëdha dhe Golemi një prej rezorteve më të afërta. Gazeta prestigjoze i cilëson ndërtimet në plazhin e Durrësit shumë pranë me njëri – tjetrin, që do të thotë se mund të shijoni peisazhet fantastike të plazhit kudo që ju mund të jeni. Fakti që një biftek dhe një gotë verë në darkë kushton rreth 10 mijë lek (të vjetra), të bën ta shijosh akoma më shumë peisazhin.
Me një udhëtim me taksi që kushton rreth 5 mijë lek (të vjetra) ju mund të shkoni dhe të shijoni bukurinë e Gjirit të Lalzit.
Rreth 16 vjet më parë, rrugët në këtë vend sundoheshin nga bandat kriminale dhe të armatosura ku varfëria kishte “pushtuar” vendin. Sot Shqipëria është një destinacion për të kaluar pushimet dhe për eksploruar territore të virgjëra.
Më pas artikulli i Daily Mail ndalet dhe te kryeqytetit shqiptar, Tirana. Rrugët elegante dhe ndërtesat që janë rreth sheshit ‘Skënderbej’ e bëjnë këtë qytet vërtet tërheqës.
“Për sa i përket vendit se ku ju mund të qëndroni, mund të zgjidhni Hotel Rogner që ndodhet pranë
Kryeministrisë”, vijon gazeta britanike në artikullin e saj.
Daily Mail e mbyll shkrimin duke thënë se ‘nuk mund t’i shmangeni faktit për të vizituar Shqipërinë. Bëni mirë që të shkoni aty sa më shpejt’.
(v.gj/shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate