24 maggio 2013

Ambasadori i OSBE, Wollfarth, bën "rafting" në Kanionet e "Osumit" maj/2013


Published on May 21, 2013
Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth, ka vizituar ditën e sotme Kanionet e "Osumit", i ftuar nga prefekti i qarkut Berat, Bujar Hoxhaj, dhe i shoqëruar nga Federata Shqiptare e Rafting.

Gjatë udhëtimit prej 3 orësh, raftin, ai ka shijuar pamjen përrallore të Kanioneve të "Osumit".

"Ishte fantastike kjo eksperiencë në kanionet e "Osumit". Një nga udhëtimet më të bukura që të sjell rasti të bësh. Çfarë nuk kishte, ujëvara, kulla të natyrës, nuk kishe ku ta çoje kokën më përpara. Gjatë aventurës "raftin" mund të shijosh edhe pamjen përrallore të tetë ujëvarave, të cilat bien nga një lartësi mbi 100 m dhe mund të prekësh shpatet e kanionit 3 milionë vjeçar me të dyja duart", tha ambasadori.

"Gjithashtu kënaqësi më vete ishte shoqëria dhe përkujdesi që na fali guida profesionale e "rafting". Të gjithë duhet të përhapim fjalën për promovimin e këtyre bukurive natyrore. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të mbrohet natyra dhe këto monumente natyre", shtoi më tej.

"Rafting" është një risi që i jep mundësi turistëve shqiptarë dhe të huaj të vizitojnë vende të mrekullueshme, duke prezantuar Shqipërinë në rrjedhat e një pasioni të ri.

Federata Shqiptare e Rafting nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme promovon Shqipërinë si një vend të sigurt në mes të Europës, plot me bukuri të natyrës dhe në pritje për t'u eksploruar e shijuar.

Prefekti Hoxhaj shprehet se e "ka përjetuar edhe herë tjetër këtë eksperiencë të bukur, dhe sot ndjehet shumë herë më mirë kur sheh mikun e tij, Wollfarth të mrekulluar nga Shqipëria dhe zhvillimi me standarde ndërkombëtare i sportit 'rafting'".

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate